Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Napoli eliminohet, por do t’ju habisin komentet për Hysajn

Lapsi.al 7 March 2017
Napoli eliminohet, por do t’ju habisin komentet për Hysajn

Mbrojtësi i majtë i Napolit Elseid Hysaj luajti për 90 minuta në sfidën e humbur ndaj Real Madrid 1-3 në “San Paolo”. Shqiptari kishte një detyrë të vështirë të ndalte një nga anësorët më të mirë në botë si Marcelo. Mediat italiane i kanë vënë notën 6, nga më të mirat te mbrojtja e Napolit.

Për shqiptarin mediat italiane shkruajnë: “Një ndeshje e luajtur me shumë kujdes nuga anësori shqiptar. I mirë në lëvizjet në fazën mbrojtëse, por edhe atë sulmuese duke marrë parasysh që në krahun e tij luante Marcelo që në pjesën e parë nuk kaloi asnjëherë në brendësi të zonës. Bravo edhe në pjesën e dytë pasi bëri presion lartë në fushë duke dhënë topa te shokët e tij".

Edhe “Eurosport”, mjaft i hidhur në të kaluarën me shqiptarin, i ka vënë notën 6 duke shkruar: “E mbajti mirë Cristiano Ronaldon duke bërë që portugezi të lëvizë në qendër për të qenë i rrezikshëm përpara. E vetmja pengesë? Nuk bëri ndonjë gjë të madhe në fazën ofensive pasi e mori pak herë krahun për të krosuar”.

Por për këtë kritikë ka një shpjegim “Calciomercato” që thotë se "Hysaj e mbrojti mirë Ronaldon duke bërë që mos dalë shumë në sulm”.

Notën më të ulët (5.5) ia vendos portali “TuttoNapoli” që ndjek skuadrën e Sarrit, megjithatë e vlerëson lojën e tij. “U kalua nga Ramos në golin e dytë. Nuk është megjithatë autor i një figure të keqe duke e hequr me personalitet topin nga këmbët e Ronaldos”./lapsi.al/

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI