Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

VIDEO/ Zbulohet e vërteta e gjestit të Mesit pas golit me shenjën e telefonit

Lapsi.al 5 March 2017
VIDEO/ Zbulohet e vërteta e gjestit të Mesit pas golit me shenjën

Leo Mesi shënoi dy gola në fitoren e Barcelonës 5-0 ndaj Selta Vigos të shtunën mbrëma. Megjithatë, vëmendja e mediave spanjolle u përqendrua te finalizimi që zhbllokoi ndeshjen në minutën e 24-t. E kjo jo për faktin që qe një gol spektakolar, por për një gjest të argjentinasit pas shënimit. 29-vjeçari bëri me dorë shenjën e telefonit duke iu drejtuar dikujt në tribunën e “Kamp Nout”. Mediat menjëherë spekuluan se argjentinasi me këtë gjest sinjalizoi drejtuesit e klubit për rinovimin. Pas kureshtjes dhe hamendësimeve të ndryshme që lindën mes tifozëve në rrjetet sociale pas takimit, Barça i kërkoi “Pleshtit” të shpjegonte domethënien e atij veprimi.

Mesi ka rrëfyer se “telefonata” e tij ka qenë për një familjar të tijin (një nip), të cilin e kishte telefonuar gjatë gjithë ditës së ndeshjes për ta uruar për një gëzim familjar dhe ky i fundit nuk ia kishte hapur telefonin. Meqë në “Kamp Nou” ishte vëllai i “fajtorit” të gjithë kësaj meseleje, Rodrigo, bashkë me djemtë e tij, sulmuesi iu drejtua atyre duke bërë shaka./panorama-sport/

Të këshilluara

VIDEO/ Luiza Gega e pesta në Europë

Atletja shqiptare Luiza Gega është renditur e 5-ta në Kampionatin Europian të sallave të mbyllura që po zhvillohet në Beograd. Në garën finale të 1500 metrave p...

22:31

VIDEO/ Napoli fiton me Romën, por Hysaj...

Napoli fitoi 2-1 në Romë duke u afruar vetëm një pikë më pak se verdhekuqtë që ndodhen ende në vendin e dytë. Në këtë ndeshje shkëlqyen padyshim sulmuesi i Napo...

19:48

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI