Flash

Tirana ndez festën bardheblu, Partizani dorëzohet në derbi! Spektakël, shtylla dhe 4 gola në kryeqytet

Kryeqyteti vishet sërish bardheblu! Tirana triumfon 3-1 ndaj Partizanit në një derbi të mbushur me emocione, raste të shumta dhe episode që mbajtën të lartë tensionin deri në minutat e fundit. Bardheblutë arritën të imponoheshin në një përballje ku të dyja skuadrat patën momentet e tyre, por në fund ishin vendasit që goditën në çastet vendimtare dhe siguruan fitoren.

20:51

Trump: Obama më ka përgjuar telefonatat. Është njeri i keq ose i sëmurë

Lapsi.al 5 March 2017
Trump: Obama më ka përgjuar telefonatat. Është njeri i keq

“Sapo kam zbuluar se Obama kishte vënë nën kontroll telefonat e Trump Tower pak përpara fitores”, ka denoncuar në një seri postimesh në Twitter presidenti i SHBA, duke drejtuar gishtin dhe akuzuar për spiunazh paraardhësin e tij. “Nuk u gjet asgjë. Ky është makartizëm”.

“A është e ligjshme që një president në detyrë të bëjë përgjime në garën presidenciale para votimit?”, pyet Trump. “Për këtë ishte shprehur tashmë një gjykatë. Sërish është prekur fundi”.

Më tej, Trumpi ka shtuar: “Vë bast që një avokat i zoti do të ngrinte një goxha kauzë, mbi faktin që presidenti Obama përgjonte komunikimet e mia në tetor, pikërisht para zgjedhjeve. Prej sa kohës kanë vazhduar përgjimet e urdhëruar nga Obama mbi procesin e shenjtë elektoral? Kjo është Nikson-Uotërgejt. Ai njeri është i keq (ose i sëmurë)”.

“Vetëm një mashtrues mund të montojë një kauzë si kjo. Asnjë president nuk mund të urdhërojë një përgjim. Këto kufizime janë miratuar me kohë për të mbrojtur qytetarët nga njerëz si ti”: kështu, Ben Rhodes, një prej njerëzve më besnikë të Obamës, ish zëvendës këshilltar për sigurinë kombëtare, ka replikuar në Twitter me Trumpin, i cili ka akuzuar paraardhësine  tij se kish vendosur nën përgjim telefonat në kullën Trump. Rhodes, më pas duke iu drejtuar atyre që kanë duartrokitur fjalimin e Trumpit në Kongres, ka sulmuar: “A është ende presidencial ai që quan paraardhësin e tij të sëmurë?” /bota.al

Të këshilluara

Brenda Qabesë në mekë (Foto)

Quhet Qabe dhe është një godinë katrore rreth së cilës përcillen çdo çast të ekzistencës së kësaj bote me dhjetra e qindra besimtarë, të atyshëm ose si pelegrin...

16:18

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

Tirana ndez festën bardheblu, Partizani dorëzohet në derbi! Spektakël, shtylla dhe 4 gola në kryeqytet

Kryeqyteti vishet sërish bardheblu! Tirana triumfon 3-1 ndaj Partizanit në një derbi të mbushur me emocione, raste të shumta dhe episode që mbajtën të lartë tensionin deri në minutat e fundit. Bardheblutë arritën të imponoheshin në një përballje ku të dyja skuadrat patën momentet e tyre, por në fund ishin vendasit që goditën në çastet vendimtare dhe siguruan fitoren.

20:51

PAPARAZZI