Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

VIDEO/ Napoli fiton me Romën, por Hysaj...

Lapsi.al 4 March 2017
VIDEO/ Napoli fiton me Romën, por Hysaj...

Napoli fitoi 2-1 në Romë duke u afruar vetëm një pikë më pak se verdhekuqtë që ndodhen ende në vendin e dytë. Në këtë ndeshje shkëlqyen padyshim sulmuesi i Napolit, Mertens që shënoi 2 golat dhe portieri Reina që bëri disa pritje të mira. Mbrojtësi shqiptar Elsedid Hysaj luajti titullar në këtë ndeshje. Shqiptari bëri një ndeshje më të mirë se ato të kohëve të fundit, por nën paraqitjet mbresëlënëse të një sezoni më parë. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari nuk gaboi shumë, por mbeti pika më e dobët e mbrojtjes së Napolit. Hysaj vlerësohet me notën 6 ndërsa për të shkruhet: “Rrezikon me anë të një gabimi të çojë Romën te porta në pjesën e dytë, por prova në total ishte pozitive. Napoli doli shpesh në sulm nga krahu i tij duke e mbyllur si lojtari me më shumë topa të luajtur, plot 60.”/lapsi.al/
 

Të këshilluara

Interi, ofertë të çmendur për Igli Taren

Në Itali është lëshuar një bombë e vërtetë në lidhje me ndryshimet që klubi i Interit mund të bëjë në verë. Sipas “cittaceleste.it”, grupi “Suning”, i cili ka p...

21:08

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI