Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Parashikimet e Champions, UEFA lë jashtë Barçën. Kalojnë Real e Manchester City 

Lapsi.al 3 March 2017
Parashikimet e Champions, UEFA lë jashtë Barçën.

Institucioni më i lartë i futbollit në Europë UEFA, ka bërë një studim sipas të cilit rezultatet historike “parashikojnë” probabilitetin e çdo ekipi për ndeshjet e dyta të fazës së parë me eliminim direkt në Champions.

Sipas këtij studimi, Barceloa ka 0% mundësi për të kthyer rezultatin tepër të disfavorshëm 4-0 në ndeshjen e parë në fushën e PSG. Kurrë nuk është rikuperuar një disavatash 4-0 i ndeshjes së parë në kompeticionin më të rëndësishëm për klubet në Europë. Një rikuperim i tillë nga katalanasit, sipas këtij studimi, do të ishte historik.

Edhe në rastin e Arsenalit, i cili humbi 5-1 kundër Bayern Munich, probabiliteti që Arsenal të kalojë në fazën tjetër është 1.2%.

Real Madrid ka 77.2% mudnësi për t’u kualifikuar në çerekfinale duke marrë parasysh rezultatin favorizues 3-1 të ndeshjes në Madrid, edhe pse duhet marrë parasysh ndeshja e kthimit në fushën e Napolit.

Pep Guardiola dhe Manchester City do të duhen të luftojnë sërish, edhe pas fitores së madhe 5-3, kundër Monakos, në ndeshjen e parë. Studimi thotë se mundësitë e kualifikimit janë të ndara 60-40%, në favor të Manchester Cityt. /LAPSI.AL/ 

Të këshilluara

VIDEO/ Lazio e Strakoshës fiton ndaj Romës

Lazio ka fituar betejën e parë ndaj Romës në Kupën e Italisë duke triumfuar 2-0 në Olimpico. Sergej Milinkovic-Savic dhe Ciro Immobile shënuan për fitoren 2:0 t...

22:02

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI