Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Interi, ofertë të çmendur për Igli Taren

Lapsi.al 3 March 2017
Interi, ofertë të çmendur për Igli Taren

Në Itali është lëshuar një bombë e vërtetë në lidhje me ndryshimet që klubi i Interit mund të bëjë në verë. Sipas “cittaceleste.it”, grupi “Suning”, i cili ka pronësinë e zikaltërve, po mendon që të investojë plot 300 milionë euro në merkato me qëllim rikthimin e skuadrës sa më shpejt në nivelet më të larta.

Kjo shumë e madhe parash nuk pritet të vendoset në dispozicion të drejtorit sportiv aktual, Piero Auzilio, të cilit i mbaron kontrata në muajin qershor, por mund t’i besohet shqiptarit Igli Tare. Me propozim të zv. presidentit të klubit, Havier Zaneti, Interi do të tentojë të bindë drejtorin sportiv të Lacios që të vendoset në krye të një projekti tejet ambicioz për vitet e ardhshme.

Puna e mirë e Tares në drejtimin e Lacios gjatë këtyre viteve duket se nuk ka kaluar pa u vënë re nga njëri prej klubeve më të mëdhenj në Europë që është gati të besojë të ardhmen në duart e tij. /panorama

Të këshilluara

VIDEO/ Lazio e Strakoshës fiton ndaj Romës

Lazio ka fituar betejën e parë ndaj Romës në Kupën e Italisë duke triumfuar 2-0 në Olimpico. Sergej Milinkovic-Savic dhe Ciro Immobile shënuan për fitoren 2:0 t...

22:02

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI