Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Goditet pas koke nga një 16-vjeçar, tërhiqet nga futbolli kampioni i Botës me Gjermaninë 

Lapsi.al 3 March 2017
Goditet pas koke nga një 16-vjeçar, tërhiqet nga futbolli

Kevin Groskreutz, futbollisti i Sttutgart dhe Kombëtares gjermane, ka lajmëruar vendimin e tij për t’u tërhequr nga futbolli i luajtur në moshën e re 31-vjeçare.

Ish-futbollisti i Dortmund para pak ditësh ishte përfshirë në një incident në klubet e natës pas një zënke me një 16-vjeçar i cili e qëlloi kampionin e Botës me Gjermaninë me shishe pas kokës, incident ky që duket se e ka lënë gjermanin jashtë fushave të blerta.

I ndikuar nga kjo situatë, ku janë shokuar jo vetëm tifozët e skuadrës së tij aktuale por edhe vetë klubin, mesfushori e ka përjetuar keq ka ardhur edhe kjo deklaratë: “I kërkoj falje familjes, klubit dhe tifozëve, pas asaj që ndodhi dhe vendimi im është që të tërhiqem nga futbolli profesional. Kam nevojë për pushim dhe Sttugarti-t i uroj suksese në synimet e tyre, që është rikthimi në “Bundesligën” gjermane.”, ka deklaruar futbollisti gjerman, transmeton Periskopi.

Groskreutz ishte pjesë e kombëtares gjermane në triumfin e tyre në kampionatin botëror të mbajtur në Brazil "Brasil 2014". /LAPSI.AL/ 

Të këshilluara

VIDEO/ Lazio e Strakoshës fiton ndaj Romës

Lazio ka fituar betejën e parë ndaj Romës në Kupën e Italisë duke triumfuar 2-0 në Olimpico. Sergej Milinkovic-Savic dhe Ciro Immobile shënuan për fitoren 2:0 t...

22:02

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI