Flash

Njihuni me "Bishën" e Donald Trump (foto + video)

Lapsi.al 2 March 2017
Njihuni me "Bishën" e Donald Trump  (foto + video)

Brenda makinës së re të Trump të quajtur “Bisha”, një Cadillac 1.2 milionë stërlinash me dyer 8 inch të trasha që mund t’i mbijetojë një rakete dhe ka një sistem oksigjeni në rast të një sulmi kimik.

Flota e tij është e përbërë nga 12 vetura të tilla, disa prej të cilave janë dërguar në disa vende të botës, që Trump ka planifikuar t’i vizitojë.

Ajo është e njohur si “Cadillac One” apo si “Bisha" siç e quan tani Presidenti Trump.

Këto foto tregojnë si do të jetë autovetura e re zyrtare e presidentit, e cila po u nënshtrohet testeve përfundimtare përpara se të dërgohet në Shtëpinë e Bardhë.

Limuzina është më e gjatë se dy fuoristrada dhe për momentin mbetet në të bardhë e të zezë, të dizenjuara për ta bërë më të vështirë identifikimin e veçorive të reja në bordin e saj.

Versioni final do të jetë pikturuar në të zezë dhe argjend si në versionin e tanishëm.

General Motors, e cila thuhet se ka ndërtuar makinën, kishte shpresuar që ajo të ishte gati për inaugurimin e zotit Trump në janar, por nuk u arrit, raporton Lapsi.al.

Flota prej 12 makinash të tilla kushton 15 milionë stërlina dhe makinat janë ndoshta më të sigurtat në botë, siç i shkon përshtat një presidenti të Shteteve të Bashkuara.

“Bisha” peshon 8 ton dhe ka dyer çeliku prej 8 inch, që peshojnë sa dyert e një avioni Boeing 757. Ato janë hermetike për t’u bërë ballë sulmeve biologjike dhe kimike.

Xhami i përparmë mund të përballojë plumba blindshpues apo një magnum 44 dhe korniza është e klasit ushtarak, 5 inch të trasha.

Shasia e përforcuar mund të përballojë një bombë rruge dhe rezervuari i karburantit është rezistent ndaj shpërthimeve.

Vetëm xhamat në anën e shoferit mund të hapen për rastet kur ai duhet të paguajë ndonjë biletë – dhe ne bagazh gjenden pajisje për ndonjë rast emergjent për transfusion gjaku të presidentit.

Ndër veçoritë e tjera janë armët në bord në rast të ndonjë sulmi, gomat Kevlar që mund të ecin edhe nëse shpohen dhe një sistem oksigjeni në bagazh në rast të një sulmi kimik.

Një numër armësh janë të fshehura në grilën e përparme të automjetit që të mund të përdoren në rast të ndonjë sulmi.

“Bisha” ka edhe kamera me rreze infra për natën.

Por “Bisha” nuk është makina e vetme “hi-tech” në flotën presidenciale.

Në mesin e autokolonës është antena për komunikimet e Presidentit - një kullë celulare e ngjitur mbi një makinë të autokolonës së tij.

Dhe gjithmonë pranë është ndihmës ushtarak që mban “Nuclear Futbool” çantën që ruan udhëzimet në rast të një sulmi ushtarak.

Një nga të paktat herë që “Bisha” është prishur ka qenë në vitin 2013 kur jnë shofer hodhi karburantin e gabuar gjatë një udhëtimi në Izrael.

Gabim i turpshëm vuri në lëvizje Shërbimin Sekret për të gjetur një makinë që mund të transferonte presidentin Obama në Tel Aviv.

Ai nuk ishte në makinë në atë kohë.

Stafi i Obamës kishte parashikuar çdo eventualitet me “Bishën” dhe kishte blerë gjeneratorë dhe pajisje reservë, por nuk e kishte menduar një gabim njerëzor kaq bazik.

Një tjetër incident ishte ai i vitit 2011 gjatë një udhëtimi në Irlandë kur makian mbeti në pragun e portës së jashtme të ambasadës amerikane në Dublin. /Daily Mail – Përgatiti Lapsi.al

The £1.2 million car is one of a fleet of 12 which are rotated and sent ahead of presidential visits across the globe 

The beast has extra-thick armoured doors, pictured, which can help it survive a direct rocket attack The massive doors also help seal the vehicle from the outside atmosphere protecting it from chemical or biological attack

Të këshilluara

Brenda Qabesë në mekë (Foto)

Quhet Qabe dhe është një godinë katrore rreth së cilës përcillen çdo çast të ekzistencës së kësaj bote me dhjetra e qindra besimtarë, të atyshëm ose si pelegrin...

16:18

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI