Flash

Brenda Qabesë në mekë (Foto)

Lapsi.al 1 March 2017
Brenda Qabesë në mekë (Foto)

Quhet Qabe dhe është një godinë katrore rreth së cilës përcillen çdo çast të ekzistencës së kësaj bote me dhjetra e qindra besimtarë, të atyshëm ose si pelegrinë të ardhur nga anekënd botës.Aty nuk del apo hyn njeri, dhe kjo e bën atë grishëse të kuriozitetit njerzor për atë çfarë ka brenda.Në një sipërfaqe që nuk i kalon 180 metra katrorë, Qabja përmban tri shtylla prej druri të cilat mbajnë tavanin e saj.Druri i përdorur është i një prej llojeve më të forta, vënë nga një prej shoqëruesve të profetit Muhamed, Abdullah bin Zubejri.

Shtyllat janë më shumë se 1.350 vjet të vjetra dhe kanë ngjyrë kafe të errët.Perimetri i çdo shtylle është rreth 150 centimetra, ndërsa diamteri është 44 centimetra.

Çdo shtyllë ka një bazë katrore druri.Në mes të këtyre tri shtyllave, ka një shtyllë në të cilin qëndrojnë të varura dhuratat e Qabesë. Kjo shtyllë kalon nëpër tri shtylla dhe skajet e saj shtrihen në muret veriore dhe jugore.

Presidenca e dy xhamive të shenjta, thotë se qoshi i Levanit në anën e djathtë të brendshme të Qabesë përfshin shkallë të mbyllura, e cila i ngjan një strukture të mbyllur drejtkëndëshe pa dritare dhe që ka një derë me një dry të veçantë që të çon lart në tavan.

Në derë, ka një perde mëndafshi me gravura ari dhe argjendi. Presidenca gjithashtu thotë se dyshemeja e Qabesë është punuar nga mermeri. Shumica e mermerit është e bardhë, ndërsa një pjesë e saj është me ngjyrë.

Muret e bredshme të Qabesë janë bërë me mermer me ngjyra të dekoruar. Pjesa e brendshme është e mbuluar me një perde mëndafshi me ngjyrë të kuqe që ka tekst në ngjyrë të bardhë të qëndisur ku janë disa nga emrat e Zotit. Kjo perde mbulon gjithashtu tavanin Qabesë.

 

Të këshilluara

Rikthehet Nokia, modeli i ri ne shitje!(FOTO)

Pavarësisht se jetojmë në epokën e Smartphone-ve, celulari historik do të mbetet gjithmonë ai, Nokia 3310. Me një bateri që zgjat me ditë të tëra dhe material a...

13:37

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI