Flash

Tirana ndez festën bardheblu, Partizani dorëzohet në derbi! Spektakël, shtylla dhe 4 gola në kryeqytet

Kryeqyteti vishet sërish bardheblu! Tirana triumfon 3-1 ndaj Partizanit në një derbi të mbushur me emocione, raste të shumta dhe episode që mbajtën të lartë tensionin deri në minutat e fundit. Bardheblutë arritën të imponoheshin në një përballje ku të dyja skuadrat patën momentet e tyre, por në fund ishin vendasit që goditën në çastet vendimtare dhe siguruan fitoren.

20:51

The Guardian: Problemi i vërtetë i Trump është Ballkani

Lapsi.al 27 February 2017
The Guardian: Problemi i vërtetë i Trump është Ballkani

Në një shkrim të gjatë dhe detajuar për zhvillimet e viteve të fundit mes Kosovë dhe Serbisë, ato në Mal të Zi, Bosnje e Maqedoni, e përditshmja britanike “The Guardian” shkruan se Ballkani mund të jetë problemi i parë i vërtetë i politikave të jashtme të Trump.

“Shenjat për tensione etnike janë në rritje përsëri në Kosovë, Serbi, Bosnje dhe Mal të Zi,” shkruan The Guardian.

“Serbët i qëndruan pranë Trump gjatë gjithë kohës!” shkruan The Guardian.

Shumë në qytetin e Kosovës të dominuar nga serbët do të pajtoheshin. Në përgjithësi, serbët kanë qenë të kënaqur me fitoren e Trumpit në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së, për faktin se ai e mposhti bashkëshorten e Bill Clinton, i cili udhëhoqi fushatat e bombardimeve të NATO-s kundër forcave serbe në Bosnje dhe Kosovë, shkruan më tej kjo e përditshme.

Tani, Ballkani është përsëri duke u zhytur në krizë. Kufijtë janë duke u vënë në pikëpyetje, tensionet etnike janë duke u rritur, dhe propozimet për shkëmbimin e tokave janë duke u shqyrtuar si shpresa e fundit për të parandaluar rrëshqitjen prapa drejt dhunës.

Harrojeni Kinën dhe Lindjen e Mesme: ish-Jugosllavia mund të jetë kokëçarja e parë e vërtetë e politikave të jashtme të Trumpit.

Muajin që shkoi, një mosmarrëveshje rreth një treni serb të mbuluar me sloganin “Kosova është Serbi” në shumë gjuhë të huaja i dërguar drejt Mitrovicës shkaktoi krizën më të keqe në disa vitet e fundit në rajon. Edhe pse treni u ndal, anëtarët e NATO-s, Kroacia dhe Shqipëria kanë kërkuar që të rishikohet plani paqeruajtës i aleancës në Kosovë.

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic, ka thënë se ai bashkë më djemtë e tij janë të gatshëm që t’i kapin armët nëse serbët kërcënohen në Kosovë, shkruan The Guardian.

Shumica e Kosovës është e dominuar nga shqiptarët etnikë, të cilët e përbëjnë 90% të popullsisë.

Pastaj vjen Bosnja, shkruan e përditshmja britanike, duke shtuar se ndarja mes dy pjeseve federale – pjesa serbe dhe pjesa kroato-boshnjake – pas një lufte trevjeçare në vitet 1990-ta, nuk është shëruar kurrë siç duhet.

Republika Serbe e Bosnjës rregullisht e kërcënon vendin me referendum për pavarësi, ndersa disa serbë të Bosnjës kanë kërcënuar që bojkotimin e institucionet e qeverisë qendrore për shkak të vendimit të Sarajevës për t’u ankuar ndaj vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila e shfajësoi Serbinë për bashkëfajësi në gjenocid në luftën e viteve 1992-95.

Edhe Mali i Zi, i cili ishte subjekt i një trazire të jashtëzakonshme politike në fund të vitit të kaluar, në të cilin qeveria vendase pohoi se institucionet ruse kishin tentuar që ta orkestronin një puç për ta rrëzuar qeverinë, në favor të opozitës.

Dhe, në fund, Maqedonia, e cila gjendet më në jug të ish-republikës së Jugosllavisë, që po vuan ta formojë qeverinë e re pas një krize të zgjatur politike, në të cilën shqiptarët etnikë janë bërë tejet të pashtruar.

Maqedonia u vë në qendër të vëmendjes përsëri kur një kongresmen i afërt me Trump, sugjeroi se Maqedonia duhet të ndahet mes fqinjëve të vet, shkruan më tej The Guardian.

“Maqedonia nuk është shtet. Më vjen keq, nuk është shtet”, tha Dana Rohrabacher, i cili udhëheq Komitetin e Kongresit për Punë të Jashtme, si dhe vazhdimisht e ka mbrojtur presidentin rus, Vladimir Putin. (Express)

Të këshilluara

Rikthehet Nokia, modeli i ri ne shitje!(FOTO)

Pavarësisht se jetojmë në epokën e Smartphone-ve, celulari historik do të mbetet gjithmonë ai, Nokia 3310. Me një bateri që zgjat me ditë të tëra dhe material a...

13:37

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

Tirana ndez festën bardheblu, Partizani dorëzohet në derbi! Spektakël, shtylla dhe 4 gola në kryeqytet

Kryeqyteti vishet sërish bardheblu! Tirana triumfon 3-1 ndaj Partizanit në një derbi të mbushur me emocione, raste të shumta dhe episode që mbajtën të lartë tensionin deri në minutat e fundit. Bardheblutë arritën të imponoheshin në një përballje ku të dyja skuadrat patën momentet e tyre, por në fund ishin vendasit që goditën në çastet vendimtare dhe siguruan fitoren.

20:51

PAPARAZZI