Flash

Ikja e Prengës nuk është lajm i mirë

Lapsi.al 27 February 2017
Ikja e Prengës nuk është lajm i mirë

Nuk e di nëse dorëzimi i mandatit nga Armando Prenga dhe letra e tij e dorëheqjes nga deputet mund të quhet një lajm i mirë.

Normalisht duhej të kish qenë kështu.

Të gjithë duhet të ndiheshin më të sigurtë dhe më të lehtësuar se më në fund ligji i dekriminalizimit po funksionon, se të fortët dhe të inkriminuarit po largohen nga alula më e rëndësishme e politikës shqiptare.

Në fakt, historia është pak më ndryshe.

Armando Prenga deputeti që kishte përdorur plot 10 emra të në të shkuarën e tij, që ishte implikuar në një përleshje me armë për lagunën e Patokut, që u bë sebep për fillesat e ligjit të dekriminalizimit pas sherrit të parë me Strazimirin, bëri shumë rrezistencë përpara se të thoshte lamtumirë.

Ai futi për ditë të tëra në një përplasje të kotë, prokurorinë me KQZ, e detyroi kreun e kësaj të fundit ta amnistonte publikisht dhe mori të gjithë mbrojtjen e shumicës politike anëtarët e së cilës në Komisionin e zgjedhjeve votonin pro tij. Pas të gjithë kësaj Odiseje atij iu dha privilegji të largohej jo si pre e ligjit, por si familjar që mendon për qetësinë e të afërmve të tij.

Nëse krahasohet me mënyrën e shpejtë se si u hoqën mandatet e deputetëve Tahiri dhe Selami, duket se për Armando Prengën rezistenca ishte shumë më e madhe.

Dhe në këtë pikë rasti i tij ngjan me atë të shumë të fortëve të tjerë të mbrojtur prej Ramës.

Mark Frroku dihej publikisht që u kap nga policia me një trafikant droge në makinë, por ai jo vetëm që nuk u penalizua për këtë, por u favorizua edhe me fshehjen e dokumentave të Interpolit në ministrinë e Brendëshme.

Arben Ndoka megjithëse digjej nga të katër anët nga hyrja në fuqi e ligjit të ri, pati privilegjin të largohej me dorëheqje dhe ai ruan ende një vend të rëndësishëm në PS e Lezhës.

Po ashtu edhe Elvis Roshi, që u bë simboli i betejës kundër të fortëve në politikë, që u mbrojt disa herë publikisht nga Rama, që u bë gazi i botës me largimet që u pasuan prej dorëheqjeve nga dorëheqja, vazhdon të drejtojë ende dhe sot bashkinë e Kavajës dhe të përkëdhelet nga eksponentët më të lartë të Rilindjes.

Edhe rasti i Armando Prengës nuk bën përjashtim nga ai i kolegëve të tij.

Ata konvergojnë një një pikë.

Megjithëse PS-ja u detyrua ta votojë dekriminalizmimin, Edi Rama nuk e pranoi kurrë politikisht atë. E gjithë përpjekja e tij pas hyrjes në fuqi të ligjit ka qenë që t’i tregojë të fortëve të vet se ai nuk do ti shesë asnjëherë. T’I japë zemër atyre se ata janë prapë me të dhe do të jenë të dobishëm që gjatë këtij qershori.

Kështu u veprua edhe me Armando Prengën.

Megjithëse e dinte se atë nuk kishte zot që e shpëtonte Rama urdhëroi një institucion ligjërisht të pavarur si KQZ, që të njollosej politikisht vetëm që të jepte mesazhin e qartë se lëkura e tij nuk do të shitej lirë.

Prandaj dhe ikja e deputetit të Lezhës nuk është një ogur i mirë. Pavarësisht se nuk do të jetë më në parlament. Pavarësisht se në sallën e kuvendit do të jetë një emërshumtë më pak, largimi i Prengës nuk ka asnjë premisë për të të bërë entuziast. Sepse në thelb ai vërtetoi edhe njëherë se kryeministri po ndahet nga të fortët e vet, vetëm legalisht, ndërkohë që ai po jep të gjitha sinjalet se është me ta me shpirt dhe me zemër. Se ai e votoi dekriminalizimin sa për t’i hedhur hi syve ndërkombëtarëve, por në fakt atë nuk e ndan asgjë nga lidhja fatale që ka me çdo Preng që e mban peng. (Lapsi.al)

Të këshilluara

Basha s’po e hap dot çadrën

Ben Blushi ka qenë i qartë kur i është përgjigjur thirrjes së PD-së se aty në çadrën e saj nuk ka vend për të. Megjithëse një nga kundërshtarët më të ashpër të ...

10:07

Rama, faktin e ke brenda

Teksa protesta e opozitës që kërkon qeveri teknike për të hyrë në zgjedhje me kushte të barabarta po vazhdon, kryeministri Rama, në monologjet e tij të përjavsh...

12:16

Basha në çadrën e luftës

Nuk mund të kishte një përfundim tjetër përpos një proteste të pandalshme pas fjalimit më luftarak që Lulzim Basha ka mbajtur në karierën e tij. Pasi i bëri ...

13:02

Protesta e opozitës si një rrugë pa kthim

Partia Demokratike po përgatitet prej ditësh për një tubim- protestë që do të zhvillohet këtë të shtunë në Tiranë. Ky manifestim i opozitës po pritet si një pro...

09:29

Një dorëheqje e duhur që godet Trump-in

Pas vetëm tre javësh në detyrë, u largua Michael Flynn njëri nga këshilltarët më të rëndësishëm të presidentit, Donald Trump. Dorëheqja e tij është hapi i duhur...

10:02

Kush po e sulmon Sorosin?

U bënë disa javë që një rrëfenjë konspirative me Xhorxh Sorosin po inspiron të gjithë kundërshtarët e Edi Ramës në Shqipëri. Shtypi pranë opozitës nuk ka dit...

19:45

Gijotinë për togat zeza?

Nga godina e PS ka ardhur një lajm i ri. Ose më mirë të thuhet një propozim i ri që shërben për të mbarsur një frymë tashmë dominuese: atë të gjuetisë së s...

14:48

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI