Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Hysaj u fërshëllye në sytë e vëzhguesve nga Manchester

Lapsi.al 26 February 2017
Hysaj u fërshëllye në sytë e vëzhguesve nga Manchester

Kush mendonte se zërat për transferimin e Hysajt në Angli ishin vetëm thashethemet e zakonshme të merkatos, sot ka kuptuar se në fakt interesimi për mbrojtësin është më se konkret. Futbollisti shqiptar sot është monitoruar në stadium nga skautët e një prej skuadrave më të njohura në botë, Mançester Junajtid, pasi Zhoze Murinjo e ka piketuar futbollistin si një nga përforcimet e mundshme të merkatos së verës.

“La Gazzetta Dello Sport” ka bërë të ditur se sot, në ndeshjen mes Napolit dhe Atalantës, në stadium gjendeshin dy të dërguar të klubit anglez, të cilët do të monitoronin specifikisht paraqitjet e dy emrave. I pari ishte ai i mesfushorit Frenk Kesi të Atalantës, ndërsa i dyti ishte pikërisht ai i mbrojtësit shqiptar.

Murinjo kërkon prej kohësh një mbrojtës të djathtë për të sistemuar një repart i cili ka lënë për të dëshiruar dhe ka pësuar 21 gola në 25 ndeshje në kampionatin anglez. Ndaj po shihet me vëmendje edhe Hysaj, i cili ka përfunduar në librin e shënimeve të klubeve më të rëndësishëm në Europë, pasi për të kanë shfaqur interes edhe emra si Çelsi, Bajern Mynih apo edhe Barcelona.

Megjithatë, duhet theksuar se e sotmja nuk ka qenë një ndër ndeshjet më të mira që ka bërë mbrojtësi shqiptar, i cili në momentin e zëvendësimit, u largua mes vërshëllimave të stadiumit “San Paolo”./panorama-sport/.

Të këshilluara

VIDEO/ Rashica gjen golin

Milot Rashica, ylli i Kosovës, ka shënuar gol të jashtëzakonshëm në fitoren e Vitesses ndaj Go Ahead Eagles (3:1). ...

16:00

FOTO/ Zbulohet ku shkoi i maskuar Mourinho

Jose Mourinho është fotografuar mbrëmë në rrugët e qytetit të Manchesterit. Ai ishte i kamufluar për t’iu shmangur medieve. Sipas tabloidit britanik “Daily Mail...

20:15

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI