Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

FOTO/ Kukësi: Kështu e lanë stadiumin tifozët e Partizanit

Lapsi.al 26 February 2017
FOTO/ Kukësi: Kështu e lanë stadiumin tifozët e Partizanit

Klubi i Kukësit ka dalë me një deklaratë zyrtare për atë që duket si një bilanc lufte në stadiumin “Zeqir Ymeri”.  Klubi ka publikuar foto të tribunës ku ishin sistemuar tifozët e Partizanit të cilët thuajse e kishin zhveshur atë pjesë të stadiumit nga ndenjëset plastike gjatë “betejës” së tyre me policinë.

Reagim mbi dëmtimet në stadiumin “Zeqir Ymeri” nga tifozeria e Partizanit

Klubi i F.K. Kukësit shpreh indinjatën e thellë për dëmtimin e stadiumit  “Zeqir Ymeri” nga ana e tifozerisë së Partizanit. Tribuna e tyre pas largimit nga stadiumi ka qenë krejtësisht e zhveshur nga stolat për shkak të dëmtimit të tyre nga ana e këtyre të fundit. Fotot janë të qarta dhe pamjet flasin vetë.

Klubi i F.K. Kukësit është kundër këtyre gjesteve që nuk i shërbejnë askujt dhe prishin edhe bukurinë e garës në kampionatin shqiptar. Miqtë (tifozët e Partizanit) janë mirëpritur në Kukës, pasi tribuna e tyre ishte falas, por edhe u lejuan që të gjithë tifozët të futën në stadium duke mos lënë asnjë jashtë stadiumit.

Për asnjë moment tifozët tanë nuk kanë provokuar, kjo e vërtetuar edhe nga përfaqësuesit e Policisë, apo edhe vetë Delegati i ndeshjes. Ritheksojmë edhe njëherë keqardhjen për këto veprime që fatkeqësisht janë të përsëritura nga ana e kësaj tifozerie në stadiumin e Kukësit.  Nga ana tjetër, klubi i Kukësit ka bërë një organizim mjaft të mirë të ndeshjes dhe kjo u vu re në kontrollin e plotë ndaj 4500 tifozëve kuksiane të ndodhur në stadium.

 

sdmsdmsd as-s-sd

Të këshilluara

VIDEO/ Rashica gjen golin

Milot Rashica, ylli i Kosovës, ka shënuar gol të jashtëzakonshëm në fitoren e Vitesses ndaj Go Ahead Eagles (3:1). ...

16:00

FOTO/ Zbulohet ku shkoi i maskuar Mourinho

Jose Mourinho është fotografuar mbrëmë në rrugët e qytetit të Manchesterit. Ai ishte i kamufluar për t’iu shmangur medieve. Sipas tabloidit britanik “Daily Mail...

20:15

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI