Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Zbulohen lojtarët që i bënë puçin Ranierit

Lapsi.al 25 February 2017
Zbulohen lojtarët që i bënë puçin Ranierit

Largimi i Claudio Ranierit ka ndezur një debat të ashpër në Angli dhe jo vetëm. Bota e futbollit është rreshtuar menjëherë në krah të trajnerit kampion që bëri historinë me Leicester City, ndërsa mediat publikojnë detajet e para të asaj çfarë ndodhi në klubin e “Dhelprave” ku presidenti preferoi të priste kokën e trajnerit italian. Heroi i sezonit të shkuar, sulmuesi Jamie Vardy është mes njerëzve të akuzuar për “tradhëtinë” ndaj trajnerit të tij. Sipas “The Times”, ishte pikërisht Vardy që shtyu drejtuesit e klubit të merrnin vendimin. Gjithsesi, pesha e fajit nuk rëndon vetëm te sulmuesi anglez sepse në sipërfaqe dalin edhe tre emra me shumë influencë në dhomat e zhveshjes. Bëhet fjalë për portierin danez Kasper Schmeichel dhe Wes Morgan e Marc Albrighton.

4 senatorët kanë takuar presidentin Vichai te cilit i kërkuan shkarkimin e trajnerit. Kjo konfirmohet edhe nga rrjetet sociale ku 4 lojtarët e sipërpërmendur publikuan në Tëitter letra të hapura ku falënderuan lamtumirën e Ranierit, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës e hutuar nga largimi i tij nuk e bëri një gjë të tillë. Mediat e tjhera shkojnë edhe më tej duke e drejtuar gishtin e akuzës ndaj pronarëve që mesa duket nuk janë më pak bashkëpunëtorë në këtë që tabloidet e cilësojnë “krim”. Gjithsesi, Ranieri ka në krahun e tij mbështetjen e botës së futbollit pasi në Angli pjesa më e madhe e trajnerëve dhe lojtarëve janë pozicionuar në favr të tij, duke nënvizuar njëzëri se shkarkimi i njeriut që bëri historinë në klubin e vogël të Leicesterit, është një padrejtësi e madhe.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI