Flash

Pse Basha e sulmoi Klanin nga emisioni “Opinion”?

Lapsi.al 24 February 2017
Pse Basha e sulmoi Klanin nga emisioni “Opinion”?

Lulëzim Basha ka shfrytëzuar një incident në emisionin “Opinion” për të bërë një deklaratë sa të fortë aq edhe të papritur. Duke shfrytëzuar një pretendim korrekt të gazetarit Fevziu, për të mos i lënë spektatorët të bëhen protagonistë në sallë, duke shfrytëzuar këmbënguljen e tij se një studio debati nuk duhet kthyer në miting partie, ai është vënë nën lëkurën e një lideri populist, për shpallur me forcë se “mediat e kapura nuk do t’i shpëtojnë përmbysjes që po vjen”.

Po ta shikosh edhe njëherë ftohtë atë sekuencë që dukej sikur ishte menduar më parë, atë qytetar që u ngjit “spontanisht” në skenë për të marrë fjalën, e kupton lehtësisht se shpërthimi i Bashës nuk ishte krejtësisht i pafajshëm.  Ajo ishte një goditje e paramenduar që synonte drejtpërdrejt televizionin Klan dhe pronarin e tij, Aleksandër Frangaj.

Dhe Lulzim Basha, u kujdes që në këto deklarata të mos kishte asnjë ekuivok dhe asnjë keqkuptim. Ai vazhdoi edhe më tej në bisedë të kërkonte falje për ata që quheshin si “kapitenë të mediave” dhe që nxorrën përfitime kolosale në dëm të interest publik, duke ndejtur në paradhomat e pushtetit dhe duke ndikuar vendimet e tij.

Pra, në gjithë vijëqëndrimin e tij, duket qartë qëllimi për të goditur atë televizion që u bë makineria rangallë e qeverisjes së Berishës dhe pronarin e tij që i binte gjoksit nëpër studio, duke folur me “NE” në emër të PD-së.

Dhe nga ana taktike deri këtu Basha nuk pati asnjë gabim.

Të sulmoje Klanin drejt e nga studioja e “Opinion” ishte një akt i guximshëm.

Të tregoje me gisht një ekran që i ka shërbyer deri në neveri të gjitha pushteteve me radhë dhe që është shndërruar në vitrinën e kastës që zhvat qytetarët, ishte të kaloje përtej entuziazmit të çadrës.

Të ngrije zërin për të thënë se kjo lloj media do të përmbyset bashkë me ata që ka zgjedhur si padronë të radhës, ishte një akt që shkon në të njëjtën valë me interesin e publikut.

Të kërkoje falje për dëmet që i janë bërë interesit publik nga pronari mediatik që qëndronte në paradhomën e kryeministrit, ishte një akt që tregonte reflektim dhe përunjësi.

Në të gjithë këtë kuadër “preja” që Basha kishte zgjedhur për të bërë figurë të mirë, ishte e goditur. Sado që të kishte kërkuar, ai nuk do të kishte zbuluar dot një target më të mirë që është bërë simbol i alergjisë, zemërimit dhe përçmimit popullor.

Por, nëse objektivi i Bashës është që të bëhet simpatik dhe i pranueshëm për një qerthull njerëzish përtej PD, objektivi i kritikëve të tij duhet të shkojë përtej.

Ai nuk mund të kënaqet më as me falje, as me deklarata, as me premtime në erë.

Këtë film ne tashmë e kemi parë.

Edhe Sali Berisha e bojkotoi TV Klanin për dy vite me radhë. Por kur u kthye në pushtet u bë një nga financuesit legal dhe okult të tij.

Edhe Edi Rama nuk reshti së çuari “të fala” live nga selia e PS-së, por kur u ngjit në zyrën e kryeministrit, firmën e parë të shkatërrimit të Tiranës e vuri në favor të Alekos që tallte dikur.

Në këtë kuptim, sado e gjetur qoftë, sado konsensus popullor t’i japë, sado të shtojë ujë në mullirin e propagandës së tij, beteja me fjalë që Basha po bën me mediat e kapura, nuk është e besueshme.

Ata që janë zhgënjyer nga e shkuara nuk mund të shpresojnë më se mbi të njëjat argumenta mund të ngrihet edhe e ardhmja.

Dhe për të shmangur këtë, për t’u bërë bindës, lideri i PD nuk duhet të mjaftohet më vetëm me deklarata.

Përpos pathosit të mitingjeve, ai duhet të kalojë edhe në akte ligjore. Ai duhet të shprehet se çdo të bëhet me shfuqizimin e atij paragrafit të nenit 62, që i lejoi pronarët aktualë të mediave t’i kthejnë TV-të në kioska familjare. Ai duhet të shprehet se çdo të bëjë më ato ekrane që fshihen pas pronësive të reme dhe emrave fiktivë, në shkelje të ligjit, njësoj si të fortët e politikës. Ai duhet të shprehet se çdo të bëjë me dallaverin e ndarjes së frekuencave kombëtare.

Pra shkurt, ai duhet të propozojë një paketë ligjore për “dekriminalizimin” e mediave.

Vetëm kështu ai mund të bindë se nuk po tallet edhe njëherë me publikun, duke vepruar si Berisha dhe Rama, që i sulmuan “mediat e kapura” kur qenë në opozitë dhe pastaj i trajtuan si prostituta kur erdhën në pushtet. (Lapsi.al)

Të këshilluara

Basha s’po e hap dot çadrën

Ben Blushi ka qenë i qartë kur i është përgjigjur thirrjes së PD-së se aty në çadrën e saj nuk ka vend për të. Megjithëse një nga kundërshtarët më të ashpër të ...

10:07

Rama, faktin e ke brenda

Teksa protesta e opozitës që kërkon qeveri teknike për të hyrë në zgjedhje me kushte të barabarta po vazhdon, kryeministri Rama, në monologjet e tij të përjavsh...

12:16

Basha në çadrën e luftës

Nuk mund të kishte një përfundim tjetër përpos një proteste të pandalshme pas fjalimit më luftarak që Lulzim Basha ka mbajtur në karierën e tij. Pasi i bëri ...

13:02

Protesta e opozitës si një rrugë pa kthim

Partia Demokratike po përgatitet prej ditësh për një tubim- protestë që do të zhvillohet këtë të shtunë në Tiranë. Ky manifestim i opozitës po pritet si një pro...

09:29

Një dorëheqje e duhur që godet Trump-in

Pas vetëm tre javësh në detyrë, u largua Michael Flynn njëri nga këshilltarët më të rëndësishëm të presidentit, Donald Trump. Dorëheqja e tij është hapi i duhur...

10:02

Kush po e sulmon Sorosin?

U bënë disa javë që një rrëfenjë konspirative me Xhorxh Sorosin po inspiron të gjithë kundërshtarët e Edi Ramës në Shqipëri. Shtypi pranë opozitës nuk ka dit...

19:45

Gijotinë për togat zeza?

Nga godina e PS ka ardhur një lajm i ri. Ose më mirë të thuhet një propozim i ri që shërben për të mbarsur një frymë tashmë dominuese: atë të gjuetisë së s...

14:48

Cicërimat ekstremiste të Donald Trump

Kritikët e presidentit Donald Trump i kanë nënvlerësuar vazhdimisht aftësitë e tij politik të komunikimit, mbase ngaqë ai është kaq i ndryshëm nga paraardhësit ...

10:40

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI