Flash

Partizani – Tirana/ Zbulohen formacionet që zbresin në fushë (FOTO)

Lapsi.al 20 February 2017
Partizani – Tirana/ Zbulohen formacionet që zbresin në

Derbi i kryeqytetit që do të nisë në orën 18:00 nuk do të jetë si të mëparshmit. Të paktën në shkallët e stadiumit ku nuk do të ketë rivalitet mes tifozëve. Ata të Partizanit do të jenë pritës në stadiumin “Selman Stërmasi”. Sipas Tv Klan deri në mesditë janë shitur rreth 4 mijë bileta, ku janë të pakta ato në tribunat ku do të qëndrojnë përkrahësit bardheblu, ajo A dhe H. Organizatorët presin që të ketë kërkesa deri para nisjes së takimit. Ultrasit e Partizanit e nisën punën disa orë përpara me vendosjen e koreografive në tribunën përkarshi ku vetëm sektori D2 do të jetë i mbyllur, pasi aty qëndrojnë Tirona Fanatics, grupimi që vendosi të braktisë edhe këtë sfidë. Ata do ta ndjekin në sheshin “Shtraus” në një ekran gjigand. Mbështetësit bardheblu nuk e pranuan vendimin që Partizani të luante ndeshjet në shtëpi në stadiumin “Selman Stërmasi”. Partizanit i duhet fitorja për të ruajtur hapin me kryesuesit. Në ne fushe do te jete nje ekip sulmues, me Torasa, Ekuban, e Mazrekaj.

partizani formacioni

Te Tirana mbrojtja duket më e konsoliduar me rikthimin e Muçës dhe Teqes, por përsëri në krahun e djathtë do të jetë i riu Doka, pasi Kërçiku është i dëmtua. Pritet që në sulm bardheblutë të kenë Cise i mbështur nga Taku, Merveile dhe Moise.

tirana formacioni

Të këshilluara

Sot Partizani - Tirana, ose derbi i çudirave

E kemi ende të freskët derbin e fundit të luajtur mes Tiranës dhe Partizanit. U fikën dritat, zgjati dy ditë dhe nuk u shënua asnjë gol. Mendoni se ishte derbi ...

15:54

“Sa shumë dashuri në një foto”

Lapidar Lladrovci, ish-mbrojtësi i Kukësit dhe Feronikelit, tashmë pjesë e Besës së Pejës, njihet si një atdhetar, teksa këtë e ka treguar shpesh me postimet e ...

15:47

VIDEO/ Sadiku shënon sërish për Luganon

Kthimi te Lugano po shkon ashtu siç parashikohej për Armando Sadikun, i cili po gjen me rregullsi rrugën e rrjetës me këtë skuadër. Ashtu si një javë më parë nd...

21:04

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI