Flash

Flet trajneri Josa: Arbitri gaboi, nuk kam presion pas 4 humbjesh radhazi

Lapsi.al 20 February 2017
Flet trajneri Josa: Arbitri gaboi, nuk kam presion pas 4 humbjesh radhazi

Trajneri i Tiranës, Mirel Josa, insiston se nuk e ndjen trysninë, edhe pse ekipi i tij sapo ka pësuar humbjen e katërt radhazi. Në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport ai pranoi se është pak i shqetësuar me ekipin e tij për faktin se tani është përfshirë në një luftë të ethshme për mbijetesë. Përsa i përket golit të parë të Partizanit ai thotë se mund të jetë i parregullt.

“Ato gjëra i vendos arbitrim nuk është problemi se u bë goli në atë formë. Nuk e kemi diskutuar, tani po e shikoj. Por ne momentin që ne kishim topin në zotërim, nuk duhej të humbnim e shkaktonim faull. Dihet që Partizani në lojën në ajër është skuadër e fortë. Këtë e diskutoni ju që e shikoni më të qetë lojën dhe në pozicione më të mira, unë tani e pashë” – tha Josa.

Për pretendimet për penallti në pjesën e parë Josa është i sigurt.

“Kjo ishte penallti, prekja me dorë është evidente. Tashti mund të themi e jep apo jo, por është kompetencë e Metës, apo nga gjyqtari pas portës. Unë gjatë lojës nuk e kam parë, tani më pas ma thanë djemtë që ishte prekje me dorë e topit” – thotë Josa.

Katër humbje radhazi?

“Në presion nuk më vë fare. Normale që katër humbje janë shumë për Tiranën, por e kam parasysh se çfarë skuadre kam dhe çfarë elementësh, të cilët duhet të vazhdojmë të përmirësojmë. Normale që humbja në derbi nuk është e mirë për ne. Por do të shohim ndeshjen me Vlorën, të shohim si veprojmë. Duke pasur parasysh mungesat që do të kemi, do të shohim si do të vendosim skuadrën dhe kush do të luajë. Unë e di shumë mirë se çfarë kam mbrapa, se cilët janë të gatshëm që t’i përgjigjen kërkesave të mia” – thotë Josa.

Të këshilluara

Sot Partizani - Tirana, ose derbi i çudirave

E kemi ende të freskët derbin e fundit të luajtur mes Tiranës dhe Partizanit. U fikën dritat, zgjati dy ditë dhe nuk u shënua asnjë gol. Mendoni se ishte derbi ...

15:54

“Sa shumë dashuri në një foto”

Lapidar Lladrovci, ish-mbrojtësi i Kukësit dhe Feronikelit, tashmë pjesë e Besës së Pejës, njihet si një atdhetar, teksa këtë e ka treguar shpesh me postimet e ...

15:47

VIDEO/ Sadiku shënon sërish për Luganon

Kthimi te Lugano po shkon ashtu siç parashikohej për Armando Sadikun, i cili po gjen me rregullsi rrugën e rrjetës me këtë skuadër. Ashtu si një javë më parë nd...

21:04

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI