Flash

Basha në çadrën e luftës

Lapsi.al 18 February 2017
Basha në çadrën e luftës

Nuk mund të kishte një përfundim tjetër përpos një proteste të pandalshme pas fjalimit më luftarak që Lulzim Basha ka mbajtur në karierën e tij.

Pasi i bëri thirrje mbështetësve nëse ishin gati për luftë, pasi i ftoi për përgjegjësi. kurajo dhe sakrificë,  pasi i apeloi për marshim drejt qëllimit, dhe në fund pasi u zotua se ai vetë ndihet i gatshëm të qëndrojë përpara kryeministrisë, ngritja e një çadre në atë vend ishte veprimi më logjik.

Po aq logjike është që edhe edhe ky fjalor radikal të shoqërohet nga veprime radikale. PD nuk kishte rrugë tjetër veçse të arrinte në këtë përfundim, pas pasqyrës 3 vjeçare që i ka bërë gjendjes në vend.

Nëse ajo përshkruan një Shqipëri të mbushur me banda, një parlament të populluar nga kriminelë, një qeveri të lidhur drejtëpërdrejt me drogën, një kabinet që vjedh me tendera koncesione apo leje ndërtimi dhe pas të gjitha këtyre ngre alarmin se ato do të bëhen bashkë për të vjedhur zgjedhjet, PD nuk i ka lënë mundësi tjetër vetes përveçse përdorimit të luftës ekstra politike.

Në këtë pikë ajo ngjan me ish opozitën socialiste para 21 janarit. Edhe ata pasi kishin vizatuar një pikturë të tmershme të qeverisjes Berisha, pasi kishin denoncuar krimin, vjedhjen, Shkëlzenin me Argitën, rrugën e kombit marëveshjen e detit dhe kutitë e mbyllura, u detyruan të dalin në rrugë dhe të bllokojnë bulevardin qëndror.

Motoja e atëhershme, njësoj se si kjo e tanishmja ishte se qeverisjet banditeske nuk mund të përballohen në mënyrë ëngjëllore.

Pikërisht për këtë sot Basha lëshoi kushtrimin: A jeni gati për luftë?

Problemi më i madh pas kësaj shpalljeje tani është se ku e sheh ai fundin e kësaj lufte.

Me aq sa ka treguar qeveria Rama nuk është e gatshme të tërhiqet. Ajo nuk ka ndërmend t’i japë fund vjedhjes galopante. Ajo nuk ka ndërmend të presë lidhjet me krimin. Ajo as që e ka në plan të luftojë seriozisht drogën.

Pra, poashtu si lufta politike, as metodat ekstra politike nuk mund ta korrigjojnë qeverinë e Ramës sot, sikurse nuk korrigjuan dot atë të Berishës dje.

Por në strategjijë e tij anti sistem Rama pati dy atu kryesore. Së pari pas protestave disa vjeçare ai arriti të krijojë imazhin e një vendi anormal në sytë e ndërkombëtarëve. Së dyti ai pati “fatin” që Berisha përveçse i korruptuar ishte edhe i dhunshëm. Pa 21 janarin vështirë se Rama do të ishte sot në pushtet.

Ndërsa Basha tani duket se i ka të pamundura këto fryte të radikalizmit. Atij i kanë mbetur fare pak muaj deri në zgjedhje për të kthyer oponionin ndërkombëtar. Ndërsa nga ana tjetër ai e di që socialistët (e kanë traditë prej kohësh) më mirë lënë të digjet kryeministria sesa të mbajnë viktima mbi ndërgjegjje.  

Pra në kushtet ku gjendet, Basha ka pak zgjidhje. Ai nuk e ka luksin të besojë, se mund t’i fitojë zgjedhjet, ai nuk është naiv të mendojë se do të arrijë qeveri teknike.

Prandaj nëse është serioz në shpalljen e rrugës radikale, nëse beson vërtet në shprehjen “ose zgjedhje të lira (që është e pamundur të ndodhin) ose s’ka zgjedhje fare, ai duhet të mendojë seriozisht për mospjesmarrjen në to.

Vetëm kështu, duke bërë këtë hara-kiri, ai mund ta dëmtojë vërtetë Ramën. Vëtëm kështu ai mund të japë, si socialistët pak vite më parë, imazhin e një vendi jo normal.

Çdo rrugë tjetër, kam frikë se do ta kthente në qesharake thirrjen e tij për luftë, do ta zhvleftësonte kushtrimin e tij: ”Unë jam gati”, do ta shndronte çadrën e sotme në një tendë cirku.

Çdo hap pas, tani që shpalli rrugën radikale, jo vetëm do ta shndërronte Bashën një një alibi të Ramës, por ajo do të rënonte përfundimisht besimin e tij tek mbështetësit. (Lapsi.al)

Të këshilluara

Protesta e opozitës si një rrugë pa kthim

Partia Demokratike po përgatitet prej ditësh për një tubim- protestë që do të zhvillohet këtë të shtunë në Tiranë. Ky manifestim i opozitës po pritet si një pro...

09:29

Një dorëheqje e duhur që godet Trump-in

Pas vetëm tre javësh në detyrë, u largua Michael Flynn njëri nga këshilltarët më të rëndësishëm të presidentit, Donald Trump. Dorëheqja e tij është hapi i duhur...

10:02

Kush po e sulmon Sorosin?

U bënë disa javë që një rrëfenjë konspirative me Xhorxh Sorosin po inspiron të gjithë kundërshtarët e Edi Ramës në Shqipëri. Shtypi pranë opozitës nuk ka dit...

19:45

Gijotinë për togat zeza?

Nga godina e PS ka ardhur një lajm i ri. Ose më mirë të thuhet një propozim i ri që shërben për të mbarsur një frymë tashmë dominuese: atë të gjuetisë së s...

14:48

Cicërimat ekstremiste të Donald Trump

Kritikët e presidentit Donald Trump i kanë nënvlerësuar vazhdimisht aftësitë e tij politik të komunikimit, mbase ngaqë ai është kaq i ndryshëm nga paraardhësit ...

10:40

Basha, skenari rumun

Ngjarjet e fundit në Rumani dhe përpjekja për t'a asociuar protestën më të madhe popullore që prej rrëzimit të Çausheskut me atë që opozita po përgatit në 18 sh...

09:33

Fitorja e fundit e Driteroit ndaj Kadaresë

Lamtumira e fundit që iu dha Dritero Agollit, bilanci i shpejtë që u bë në ditët e ikjes së tij, nuk rihapi në Shqipëri (me ndonjë përjashtim të rrallë) të gjit...

12:00

Llalla një vegël antiamerikane

“Pas Luftës së Dytë Botërore, një kamion i UNRRA-s, një agjencie ndërkombëtare të dominuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që shpërndante ndihma në vendet e...

22:19

Çfarë tregon sherri Top Channel - Basha?

Kryetari i opozitës i është vërsulur të shtunën televizionit më të madh në vend për një lajm që sipas tij ishte thjeshtë mashtrim. “Fake News”, që kishte p...

23:26

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI