Flash

Menaxheri i Hysajt: Mjaft e kritikuat, u përball me më të mirët e botës

Lapsi.al 16 February 2017
Menaxheri i Hysajt: Mjaft e kritikuat, u përball me më të

Pas ndeshjes, mediat italiane kanë dhënë vlerësime negative për të, por menaxheri i futbollistit, Mario Xhiufredi, insiston se nuk i duhet vënë faji vetëm atij, pasi duheshin marrë në konsideratë gabimet si ekip apo edhe fakti se përballë, Hysaj kishte më të fortët e botës.

“Ndoshta dikush harron që është përballur me krahun e majtë më të fortë në botë, që përbëhet nga Kristiano Ronaldo dhe Marcelo. Ndeshja e tij ishte për notën 6, gabimet që u bënë ishin të të gjithë repartit të mbrojtjes”, tha ai për “Radio CRC”.

“Nuk e kuptoj se pse zmadhohet kaq shumë paraqitja e Napolit si negative, mos humbi vallë me rezultat të thellë si Arsenali apo Barcelona? Po këta skuadra çfarë duhet të thonë atëherë? Është e tmerrshme të kryqëzosh këta djem vetëm sepse kanë humbur përballë më të mirëve të Europës.

Jam i sigurt që në kthim do të ketë një ndeshje shumë e madhe, pasi Napoli do të ketë edhe eksperiencën e ndeshjes së parë. Çfarë menduat, se do të shkonim në Madrid për të fituar 3-0?”, ishte shpërthimi i menaxherit të cilit qartësisht nuk i kanë pëlqyer kritikat e tëpërta që shkuan në adresë të klientit më të famshëm të tij shkruan Panorama.

Hysaj vs Marselo

Hysaj vs Ronaldo

Të këshilluara

VIDEO/ Supergol i Romës përballë Villareal

Roma ka kaluar në epërsi ndaj Villarrealit. Ishte Emerson ai që shënoi për 1:0 në minutën e 32’të të ndeshjes, duke kaluar në epërsi skuadrën e Luciano Spallett...

20:52

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI