Flash

Tirana ndez festën bardheblu, Partizani dorëzohet në derbi! Spektakël, shtylla dhe 4 gola në kryeqytet

Kryeqyteti vishet sërish bardheblu! Tirana triumfon 3-1 ndaj Partizanit në një derbi të mbushur me emocione, raste të shumta dhe episode që mbajtën të lartë tensionin deri në minutat e fundit. Bardheblutë arritën të imponoheshin në një përballje ku të dyja skuadrat patën momentet e tyre, por në fund ishin vendasit që goditën në çastet vendimtare dhe siguruan fitoren.

20:51

Donald Trump në sulm: CNN, New York Times, Washington Post janë dështakë

Lapsi.al 16 February 2017
Donald Trump në sulm: CNN, New York Times, Washington Post janë

Presidenti amerikan, Donald Trump i doli në mbrojtje këshilltarit të sigurisë kombëtare të shkarkuar këtë javë, duke thënë se Michael Flynn ishte viktimë e rrjedhjeve të paligjshme të informacionit nga ana e komunitetit të inteligjencës, me hollësi nga bisedat e tij me ambasadorin e Rusisë në Uashington.

Duke folur të mërkurën në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë së bashku me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, presidenti Trump tha se zoti Flynn “u trajtua shumë, shumë keq nga mediat.” Ai nuk përmendi se përse e detyroi zotin Flynn të jepte dorëheqjen për atë që Shtëpia e Bardhë e cilësoi si rënie e besimit të presidentit ndaj ish-gjeneralit.

"Mendoj se ishte vërtet diçka trishtuese që ai u trajtua aq keq”, – tha presidenti.

“Mendoj se, përveç kësaj, komuniteti i zbulimit po u jep gjëra gazetave. Është vepër penale. Dhe po vazhdon prej një kohe të gjatë, edhe përpara meje. Por tani po ndodh vërtet,” – tha ai.

Presidenti sulmon mediat

Përpara kësaj, zoti Trump sulmoi njoftimet e medias për lidhje të dyshuara mes tij dhe Rusisë, duke fajësuar komunitetin e zbulimit për ato që i quan rrjedhje të paligjshme informacionesh për agjencitë e medias.

“Skandali i vërtetë këtu është se informacionet sekrete po jepen në mënyrë të paligjshme nga “inteligjenca” si karamele. Është diçka anti-amerikane!” tha zoti Trump. Në një seri komentesh në Twitter, zoti Trump la të kuptohet se artikujt e lajmeve që japin hollësi për lidhje mes tij, këshilltarëve të fushatës së tij dhe ish këshilltarit të sigurisë kombëtare Michael Flynn nga njëra anë dhe zyrtarëve rusë nga ana tjetër, synojnë të minojnë fitoren e tij në zgjedhjet e nëntorit.

Në një prej komenteve në Twitter, ai shkruante se “Lidhja e palogjikshme me Rusinë është qartësisht një përpjekje për të mbuluar gabimet e mëdha të bëra nga Hillary Clinton gjatë fushatës”.

Ai tha se “mediat e lajmeve të rreme po çmenden me teoritë e tyre të konspiracionit dhe urrejtjen e verbër.”

Trump tha se dy kanale televizive, MSNBC dhe CNN, nuk “mund të shihen dot”, ndërsa e cilësoi një program të kanalit Fox si shumë të mirë.

Në të njëjtën kohë, presidenti pretendon se “informacioni po jepet në mënyrë të paligjshme tek gazetat, sipas tij të dështuara New York Times dhe Washington Post nga komuniteti i zbulimit, Agjencia e Sigurisë Kombëtare dhe Byroja Federale e Hetimeve” ashtu sikurse veprohet në Rusi.”

Gazeta Washington Post ishte e para që publikoi javën e kaluar hollësi rreth bisedave telefonike mes zotit Flynn dhe ambasadorit rus në Uashington para se zoti Trump të merrte postin, ndërsa New York Times në një editorial dje tha se kështilltarët dhe ndihmësit e zotit Trump kishin patur kontakte të përsëritura me zyrtarë të lartë rusë gjatë fushatës presidenciale.

Një grup ligjvënësish nga të dyja partitë ndërkoh, paraqiti një projektligj për të mos lejuar administratën e presidentit Trump të shfuqizojë sanksionet ndaj Rusisë pa miratimin e Kongresit.

“Zbulimi kohët e fundit i bisedës sekrete të zotit Flynn me ambasadorin rus mbi temën e sanksioneve, e bën këtë projektligj edhe më të rëndësishëm,” tha kongresmeni Adam Schiff, numri dy në Komisionin e Dhomës së Përfaqësuesve për Inteligjencën.

Të këshilluara

Shtëpitë më të çuditshme në botë (Foto)

Bota është mbushur me gjëra të pazakonshme të cilat janë shumë të çuditshme për të ekzistuar. Prej gjërave që do të befasoheni janë edhe shtëpitë e çuditshme...

13:06

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

Tirana ndez festën bardheblu, Partizani dorëzohet në derbi! Spektakël, shtylla dhe 4 gola në kryeqytet

Kryeqyteti vishet sërish bardheblu! Tirana triumfon 3-1 ndaj Partizanit në një derbi të mbushur me emocione, raste të shumta dhe episode që mbajtën të lartë tensionin deri në minutat e fundit. Bardheblutë arritën të imponoheshin në një përballje ku të dyja skuadrat patën momentet e tyre, por në fund ishin vendasit që goditën në çastet vendimtare dhe siguruan fitoren.

20:51

PAPARAZZI