Flash

Tirana ndez festën bardheblu, Partizani dorëzohet në derbi! Spektakël, shtylla dhe 4 gola në kryeqytet

Kryeqyteti vishet sërish bardheblu! Tirana triumfon 3-1 ndaj Partizanit në një derbi të mbushur me emocione, raste të shumta dhe episode që mbajtën të lartë tensionin deri në minutat e fundit. Bardheblutë arritën të imponoheshin në një përballje ku të dyja skuadrat patën momentet e tyre, por në fund ishin vendasit që goditën në çastet vendimtare dhe siguruan fitoren.

20:51

VIDEO/ Kush është spiunia që vrau vëllain armik të diktatorit Kim Jong Un

Lapsi.al 15 February 2017
VIDEO/ Kush është spiunia që vrau vëllain armik të

Kjo vajzë është një prej të dyshuarave për vrasjen e Kim Jong-Namit, vëllait nga babai të udhëheqësit koreanoverior Kim Jong-Un, të martën në aeroportin e Kuala Lumpurit. Bëhet fjalë për një 29-vjeçare me pasaportë vjetnameze, e cila u arrestua pasi u identifikua pas kqyrjes së kamerave të sigurisë. Pamjet tregojnë se ajo ishte e vetme në momentin e sulmit dhe ishte e veshur me një bluzë me mbishkrimim "LOL", që nënkupton "të qeshurën me të madhe". Më herët, sherbimet inteligjente koreanojugore thanë se 2 vajza të dyshuara se si autore të vrasjen e Kim Jong Namit, ishin qëlluar për vdekje vetëm pak minuta pas ngjarjes, po në aeroportin e Kuala Lumpurit. 

Kjo është edhe skema e publikuar nga autoritetet koreanojugore e momentit të vrasjes.

Trupi i vëllait të madh të udhëheqësit komunist koreanoverior po i nënshtrohet autopsisë, për të nxjerrë shkaqet e vërteta të vdekjes. Dyshohet se vajzat që e sulmuan, që mendohet se janë agjente të fshehta koreanoveriore, i kanë injektuar helm në trup. Por është ende e paqartë nëse helmin ia kanë hedhur me spraj në fytyrë apo me gjilpërë të helmuar.

Kim Jong Nam, 45-vjeç u vra në terminalin e nisjeve në aeroportin e Kuala Lumpurit, teksa priste të nisej drejt Makaut. Ai udhëtonte me një pasaportë që mbante identitetin e gjysmëvëllait tjetër të tij, Kim Chol. Sipas mediave ndërkombëtare, personat e një profili të lartë shoqëror në Korenë e Veriut udhëtojnë jashtë vendit me identitete të rreme.

Autoritetet malajziane thanë se nga Pjongiangu ka ardhur kërkesa për të tërhequr trupin e Kim Jong Namit. Por dorëzimi do të bëhet pasi të mbarojë autopsia. Mediat koreanoveriore nuk e kanë njoftuar publikun vendas për vdekjen e tij, pasi konsiderohet si një çështje me ndjeshmëri të lartë politike. 

Konflikti për pushtet mes dy vëllezërve është i njohur. 46-vjeçari e ka quajtur regjimin e gjysmëvëllait të tij Kim Jong Un si "shaka". Kim Jong Nam konsiderohet si një person i afërt me Pekinin zyrtar. 

Në Korenë e Veriut zhvillohen këtë javë ceremoni festive, pasi më 16 shkurt kremtohet ditëlindja e ish-diktatorit Kim Jong Il, babai i udhëheqësit aktual komunist Kim Jong Un, i ndarë nga jeta në vitin 2011.

Të këshilluara

Shtëpitë më të çuditshme në botë (Foto)

Bota është mbushur me gjëra të pazakonshme të cilat janë shumë të çuditshme për të ekzistuar. Prej gjërave që do të befasoheni janë edhe shtëpitë e çuditshme...

13:06

World Press Photo shpall fotot e vitit

Organizatorët e World Press Photo, i kanë dhënë cmimin e parë në konkursin e fotografisë botërore fotoreporterit turk Burhan Ozbilic, autor i «urrejtja e epokës...

20:57

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

Tirana ndez festën bardheblu, Partizani dorëzohet në derbi! Spektakël, shtylla dhe 4 gola në kryeqytet

Kryeqyteti vishet sërish bardheblu! Tirana triumfon 3-1 ndaj Partizanit në një derbi të mbushur me emocione, raste të shumta dhe episode që mbajtën të lartë tensionin deri në minutat e fundit. Bardheblutë arritën të imponoheshin në një përballje ku të dyja skuadrat patën momentet e tyre, por në fund ishin vendasit që goditën në çastet vendimtare dhe siguruan fitoren.

20:51

PAPARAZZI