Flash

Një dorëheqje e duhur që godet Trump-in

Lapsi.al 15 February 2017
Një dorëheqje e duhur që godet Trump-in

Pas vetëm tre javësh në detyrë, u largua Michael Flynn njëri nga këshilltarët më të rëndësishëm të presidentit, Donald Trump. Dorëheqja e tij është hapi i duhur dhe dështim i rëndë për presidentin amerikan

Që me krijimin e këtij posti në vitin 1953, këshilltari për Sigurinë Kombëtare i presidentit amerikan është një nga aktorët më me influencë të politikës së jashtme dhe të sigurisë të qeverisë amerikane. I emëruar direkt nga presidenti, ai përcakton në masë të madhe orientimin e politikës së jashtme amerikane. Këshilltarë të sigurisë  si Henry Kissinger, Zbigniew Brzezinski, Brent Scowcroft apo  Condoleezza Rice kanë vënë vulën e tyre në politikën e presidentit. Sigurisht ata kanë qenë të kontestuar në këtë post, dhe janë ende edhe sot. Por në historinë 60 vjeçare të këtij posti, nuk është larguar asnjë këshilltar Brenda 24 ditësh. Me këtë presidenti amerikan futet në histori.

Autoritetet bëjnë vlerësimin e telefonatave

Natyrisht dorëheqja e Flynns është hapi i duhur, ai është madje i vonuar. Më së voni kur pak ditë pas marrjes së postit nga Trump, u bë e ditur se FBI me autoritete të tjera po analizonte telefonatat e të emëruarit si këshilltar për sigurinë kombëtare me ambasadorin rus, u bë e qartë se për Flynn akulli po thyhej. Flynn kishte telefonuar me ambasadorin rus, pikërisht në atë ditë, kur presidenti ende në detyrë, Barack Obama vendoste sanksione kundër Rusisë.

Flynn, i cili në fillim deklaroi, se nuk ka folur me ambasadorin rus për sanksionet, bëri të ditur javën e shkuar përmes zëdhënësit, se nuk mund të përjashtojë, se kjo temë është prekur. Por për çudi nuk ishte ky pohim që çoi në dorëheqjen e tij, por fakti, që ai me këtë mashtrim ka vënë në pozitë të vështirë zëvendëspresidentin amerikan Mike Pence. Sepse ky i fundit ishte bazuar në deklaratat e Flynns, që nuk është folur me të dërguarin e Moskës në Uashington për sanksionet dhe e mbrojti publikisht këshilltarin e presidentit. Por tani që duket se kjo bisedë është zhvilluar, rrezikohet rëndë besueshmëria dhe imazhi i zëvendëspresidentit - vetë tre javë në këtë post. Me këtë u bë i pashmangshëm largimi i Flynn.

Goditje për Trump

Dorëheqja e Flynn është kështu jo vetëm e nevojshme, për të mos e dëmtuar më tej administratën e Trump. Ky hap mund të përshëndetet edhe për arsye politike. Sepse me islamofobinë e ashpër, të shprehur pa takt në publik, apo afërsinë me Rusinë, Flynn ishte që para marrjes së postit një nga më të kontestuarit si ekspert republikan i sigurisë dhe politikës së jashtme. Ai që e mbajti Flynn në post, megjithë kontestimet, ka qenë Donald Trump. Prandaj largimi i tij kaq i shpejtë, është edhe një goditje e rëndë për presidentin.

/DW

Të këshilluara

Kush po e sulmon Sorosin?

U bënë disa javë që një rrëfenjë konspirative me Xhorxh Sorosin po inspiron të gjithë kundërshtarët e Edi Ramës në Shqipëri. Shtypi pranë opozitës nuk ka dit...

19:45

Gijotinë për togat zeza?

Nga godina e PS ka ardhur një lajm i ri. Ose më mirë të thuhet një propozim i ri që shërben për të mbarsur një frymë tashmë dominuese: atë të gjuetisë së s...

14:48

Cicërimat ekstremiste të Donald Trump

Kritikët e presidentit Donald Trump i kanë nënvlerësuar vazhdimisht aftësitë e tij politik të komunikimit, mbase ngaqë ai është kaq i ndryshëm nga paraardhësit ...

10:40

Basha, skenari rumun

Ngjarjet e fundit në Rumani dhe përpjekja për t'a asociuar protestën më të madhe popullore që prej rrëzimit të Çausheskut me atë që opozita po përgatit në 18 sh...

09:33

Fitorja e fundit e Driteroit ndaj Kadaresë

Lamtumira e fundit që iu dha Dritero Agollit, bilanci i shpejtë që u bë në ditët e ikjes së tij, nuk rihapi në Shqipëri (me ndonjë përjashtim të rrallë) të gjit...

12:00

Llalla një vegël antiamerikane

“Pas Luftës së Dytë Botërore, një kamion i UNRRA-s, një agjencie ndërkombëtare të dominuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që shpërndante ndihma në vendet e...

22:19

Çfarë tregon sherri Top Channel - Basha?

Kryetari i opozitës i është vërsulur të shtunën televizionit më të madh në vend për një lajm që sipas tij ishte thjeshtë mashtrim. “Fake News”, që kishte p...

23:26

Dy sharlatanë si Rama dhe Thaçi

Hashim Thaçit dhe Edi Ramës nuk ka më kuptim që t'iu referohemi me pozitat e tyre politike, ose shtetërore. Nuk mund të flasim më për Kryeministër dhe President...

22:58

Ç'farë rrezikon bota me Trump?

Ekspertët e ekonomisë zakonisht i japin parashikimet e tyre (tradicionalisht të pasakta) për vitin e ri në fillim të janarit. Por kushtet globale këtë vit janë ...

09:40

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI