Flash

Starton Champions League e vërtetë. Sot PSG-Barça

Lapsi.al 14 February 2017
Starton Champions League e vërtetë. Sot PSG-Barça

Edinson Cavani kundër tre tenorëve Suarez-Messi-Neymar. Champions League del nga letargjia dimërore dhe hyn në fazën e “nokaut”-eve, me një zhurmë, të ndarë në një muaj ndeshje.

Fillon sot me shfaqjen e madhe në “Parc des Princes” të Parisit, mes PSG dhe Barcelonës ndërsa të mërkurën, e shumëpritur është përplasja mes Napolit të Sarrit dhe kampionëve të Real Madridit. Juventusi i Allegrit duhet të presë një javë për të kërkuar suksesin në shtëpi kundër Portos.

PSG i Emery kryqëzon gishtat: nga gjashtë sfidat e viteve të fundit me Barcelonën, parisienët kanë fituar vetëm një herë (në fazën e grupeve) dhe janë eliminuar në dy raste. Në çerekfinalet e vitit 2013 me gola të shënuar në transfertë, pas dy barazimeve dhe në çerekfinalet e një viti më vonë, pas suksesit të dyfishtë të Barcelonës. PSG ndjek Monacon në Ligue 1 dhe nuk është në vitin e saj më të mirë. Ajo mbështetet në formën e jashtëzakonshme të Cavanit, golashënuesi më i mirë evropian me 23 gola në 22 ndeshje në kampionat. Barcelona ndjek në La Liga Realin, por 2017-a ka filluar mirë për Barcelonën që janë favoritë, me Messin dhe Suarezin autorë të 16 golave secili. të shtunën, Barcelona shkatërroi 6-0 Alavésin, skuadër kundër të cilës do të luajë në maj, finalen e Copa del Rey.

Shumë i balancuar edhe takimi tjetër i sotem: për Benficën dhe Dortmundin shorti ka qenë i mirë, dhe portugezët të japin përshtypjen e të qenit më në formë, si dhe kanë një sulmues të tillë që shënon shumë, si Mitroglu. Megjithatë, mes gjermanëve është një prej golashënuesve më të mirë në botë, si Aubameyang. Dortmundi humbi të shtunën në Darmstadt dhe në Bundesligë është shumë larg nga kreu.

Tifozët napolitanë janë duke pritur me ankth sfidën e të mërkurës. Zidane ka shqyrtuar me kujdes videot e Napolit dhe e di se është një kundërshtar është shumë i vështir, për cilësinë e lojës dhe aftësinë e sulmuesve, të cilët nuk ofrojnë pika referimi. Mertens rka shënuar 14 gola në 10 ndeshjet e tij të fundit dhe askush në Evropë nuk ka bërë më mirë. Reali po kalon nëpër një moment të sikletshëm, me shumë lojtarë jo në formë të plotë, por për të dalë kryelartë nga Bernabeu do të duhet një përpjekje e paharrueshme.

Shumë interesante edhe çerekfinalja tjetër e të mërkurës, që sheh kundërshtarë dy veteranët e Champions’: Bayern i Ancelottit pret Arsenalin e Vengerit, me sfidën emocionuese të golave mes Levandovskit dhe Alexis Sanchezit.

Bavarezët kanë rifituar kreun e Bundesligës duke mundur Leipzigun dhe ekipi tani ka rifilluar fluturimin, pas disa hapave boshe. Arsenali është i paplotësuari i zakonshëm: potencial të madh por, kur duhet të bëjë kërcimin cilësior, ka gjithmonë një telash. Por stafi dhe përvoja e Gunners janë në gjendje që t’ia bëjnë jetën të vështirë Bayernit.

Javën e ardhshme, përveç Porto-Juve, Leverkusen do të luajë ndaj Atleticos, Sevilla-Leicester dhe e shumëpritura, Manchester City-Monaco.

 

Javen e ardhshme

Të këshilluara

VIDEO/ Penallti për Lazio, Donnarumma...

Lazio ka kaluar në epërsi ndaj Milanit me një penalltit të shënuar me anë të Biglia. Donnarumma edhe pse kuptoi anën e goditjes, nuk ia arriti ta ndalë atë. ...

20:43

FOTO/ Miss BumBum i lutet publikisht Messit

Bukuroshja braziliane Suzy Cortez, fituese e Miss BumBum është një tifoze e madhe e Barcelonës dhe yllit të saj argjentinas Lionel Messi. Ajo ka shpërndarë në r...

11:32

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI