Flash

Parashikimi i UEFA/ Kush e fiton këtë vit Champions League

Lapsi.al 14 February 2017
Parashikimi i UEFA/ Kush e fiton këtë vit Champions League

Reali i Madridit nuk ka asnjë shans të përsërisë suksesin e vitit të kaluar në Champions League, të paktën kështu thotë një parashikim i fundit nga organi më i lartë i futbollit europian.

Pasi parashikoi me sukses vitin e kaluar se do të ishte Reali i Madridit fitues i Champions League, UEFA provon edhe këtë vit të bëjë parashikime, të cilat bazohen në statistikat e viteve të fundit të skuadrave pjesëmarrëse.

Sipas UEFA-s, këtë vit do të jetë Barcelona që do të ngrejë kupën me “veshët e mëdhenj”, të paktën sipas statistikave dhe fakteve të marra në konsideratë nga UEFA. Në 11 sezonet e fundit në Champions League, 10 herë ky trofe është fituar nga skuadrat që kanë dalë të parat në grup, përjashtim ka bërë vetëm Interi.

Asnjë ekip nuk ka mundur ta fitojë këtë trofe, nëse në fazën e grupeve ka pësuar më shumë se 8 gola dhe Borussia Dortmund, Benfica, Manchester City dhe Real Madrid e kanë kaluar këtë prag.

Që nga koha që Champions ka ndryshuar format, asnjë klub që kalon fazën e grupeve për herë të parë në historinë e tij nuk ka arritur të fitojë trofeun, një fakt që “dënon” Leicester-in e Ranierit.

Megjithatë, këto mbeten vetëm në rangun e parashikimeve dhe të gjitha skuadrat që janë ende në garë kanë mundësinë për të bërë të tyrin trofeun më të rëndësishëm në Europë në nivel klubesh.

/ Top Channel

Të këshilluara

VIDEO/ Penallti për Lazio, Donnarumma...

Lazio ka kaluar në epërsi ndaj Milanit me një penalltit të shënuar me anë të Biglia. Donnarumma edhe pse kuptoi anën e goditjes, nuk ia arriti ta ndalë atë. ...

20:43

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI