Flash

Tirana ndez festën bardheblu, Partizani dorëzohet në derbi! Spektakël, shtylla dhe 4 gola në kryeqytet

Kryeqyteti vishet sërish bardheblu! Tirana triumfon 3-1 ndaj Partizanit në një derbi të mbushur me emocione, raste të shumta dhe episode që mbajtën të lartë tensionin deri në minutat e fundit. Bardheblutë arritën të imponoheshin në një përballje ku të dyja skuadrat patën momentet e tyre, por në fund ishin vendasit që goditën në çastet vendimtare dhe siguruan fitoren.

20:51

NATO shton buxhetin. Shkak qëndrimet e Trump, trazirat në Krime dhe ISIS 

Lapsi.al 14 February 2017
NATO shton buxhetin. Shkak qëndrimet e Trump, trazirat në Krime dhe

NATO duket se po i jep fund politikës shumë vjeçare të kursimit në buxhetin e mbrojtjes. Sipas sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, aleatët europianë, anëtarë të NATO-s dhe Kanadaja kanë rritur shpenzimet e mbrojtjes me 3.8 për qind gjatë vitit të kaluar, ose 10 miliardë dollarë më shumë sesa në vitin 2015, dhe tendenca vazhdon në të njëjtin drejtim.

“Shpenzimet në mbrojtje janë rritur mes aleatëve europianë dhe Kanadasë, më shumë nga sa kishim parashikuar fillimisht. Por është absolutisht jetësore që ne të ruajmë ritmin”, tha Jens Stoltenberg.

Këto komente, Stoltenberg i bëri një ditë para takimit me Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, James Mattis. Presidenti amerikan, Donald Trump vazhdimisht ka mbajtur një qëndrim kritik për shpenzimet në mbrojtje të Evropës, duke thënë se anëtarët e NATO-s duhet të japin kontributet e tyre të plota dhe të duhura financiare, edhe pse rritja e shpenzimeve të vitit të kaluar i atribuohet në pjesën më të madhe aneksimit të Krimesë nga ana e Rusisë dhe shqetësimeve për militantët islamikë.

Stoltenberg tha se Trump shihte të nevojshme shtimin e shpenzimeve në mbrojtje, në dy telefonatat që kanë pasur, por pa lënë mënjanë rëndësinë e ndarjes së drejtë të peshës financiare. 

 

Të këshilluara

World Press Photo shpall fotot e vitit

Organizatorët e World Press Photo, i kanë dhënë cmimin e parë në konkursin e fotografisë botërore fotoreporterit turk Burhan Ozbilic, autor i «urrejtja e epokës...

20:57

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

Tirana ndez festën bardheblu, Partizani dorëzohet në derbi! Spektakël, shtylla dhe 4 gola në kryeqytet

Kryeqyteti vishet sërish bardheblu! Tirana triumfon 3-1 ndaj Partizanit në një derbi të mbushur me emocione, raste të shumta dhe episode që mbajtën të lartë tensionin deri në minutat e fundit. Bardheblutë arritën të imponoheshin në një përballje ku të dyja skuadrat patën momentet e tyre, por në fund ishin vendasit që goditën në çastet vendimtare dhe siguruan fitoren.

20:51

PAPARAZZI