Flash

Ekskluzive/ Kush janë këshilltarët në hije të Donald Trump

Lapsi.al 13 February 2017
Ekskluzive/ Kush janë këshilltarët në hije të Donald

Le Monde bën profilin e njerëzve që vijnë nga biznesi dhe familja e tij

“Ata e konsiderojnë më shumë si patriarkun e tyre sesa si bosin e tyre”. Kështu e përshkruan avokati i tij i biznesit, Michael Cohen, rrethin e ngushtë të këshilltarëve të Donald Trump.

Po cilët janë njerëzit më të afërt me të cilët presidenti i ri drejton Amerikën?

Sipas një investigimi të hollsishëm të gazetës Le Monde, që e ka lexuar Lapsi.al, ekipi i Trump përbëhet nga një bërthamë familjare dhe kryesisht nga njerëz që vijnë nga aktiviteti i tij afarist. Dy hapa larg zyrës ovale, gjendet zyra e Jared Kushner burri i vajzës së tij të preferuar Ivanka. Në portën ngjitur qëndron Stephen Bannon, këshilltari kryesor dhe rojtari i doktrinës ideologjike të presidentit. Po afër është edhe shefi i kabinetit dhe mbajtësi i axhendës, Reince Priebus, një tjetër pjesë e rëndësishme e makinerisë Trump.

Pas këtyre tre figurave gjenden tre grupime shumë kontradiktore dhe rivale që në këto 3 javë e gjysëm qeverisjeje shpesh herë kanë rënë pre e veprimeve urgjente dhe të improvizuara.

Në rangun e dytë janë 6 këshilltarë, 5 burra dhe një grua. Më shumë në hije sesa para prozhektorëve, ata kryejnë funksione që i mbajnë jashtë rrethit të politikanëve të zgjedhur. Ata të gjithë kanë një akses të palimituar tek shefi, kanë me të një raport gati si babai me birin dhe përbëjnë atë që revista amerikane Times e konsideronte si “Një klan brenda klanit presidencial”. Ata kanë qenë prezentë që në hapat e parë të fushatës dhe kanë parë shumë koka të eleminohen apo të shmangen që prej asaj kohe.

Keith Schiller, George Gigicos, Dan Scavino et John McEntee, les autres membres de la garde rapprochée.Keith Schiller, George Gigicos, Dan Scavino et John McEntee, disa nga keshilltaret e afert

Njëra prej tyre është ish modelja 28 vjeçare, Hope Hicks. Ajo është parë vetëm njëherë në publik, gjatë një mitingu në Alabama, kur u afrua pranë mikrofonit, thërriti “Falemderit Donald” dhe u zhduk si hije. Për të thuhet se është pjestarja e stafit që i njeh më mirë se kushdo huqet e shefit të saj. Ajo ka punuar më parë për firmën e prêt-à-porter të Ivanka Trump dhe ka arritur të jetë ndërmjetësia e vetme mes shtypit ndërkombëtar dhe shefit të saj.

Ndryshe nga të gjithë profesionistët ë komunikimit politik Hope Hicks punon larg bujës dhe kamerave. Por ama ajo ka aftësinë për t'i thënë Donald Trumpit gjithçka. Ajo caktohej nga stafi t'i përcillte atij lajmet e këqia pas daljes së videove seksiste të presidentit.

Hope Hicks, directrice de la communication.Hope Hicks

Pranë me zyrën e saj gjendet John McEnte, njeriu që bën gjithçka, një organizator emisionesh në televizionin konservator FOX NEWS. Ky ish lojtar futbolli organizon mitingjet dhe udhëtimet. Ai arriti të futet në stafin e ngushtë, pasi i bombardoi njerëzit pranë presidenti me email-e me CV e tij. “Unë kam neveri nga politikanët tradicionalë”, deklaron ai.

Po në të njëjtin mjedis Keith Schiller, është njeriu i tretë besnik i presidentit. Në moshën 57 vjeçare ai ka qenë badigardi i Trump dhe tani mban titullin e shefit të zyrës operacionale në Shtëpinë e Bardhë. Ish inspektor policie në New York, ai u bashkua me Trumpin në vitin 1999, si roje personale dhe vazhdon ta kryeje këtë detyrë edhe tani, pavarësisht se ajo bie në kontradiktë me atë të agjentëve federalë që ruajnë presidentin. Ai nuk harron të përdorë metodat e dhunshme edhe ndaj gazetarëve bezdisës, edhe ndaj protestuese që mbajnë parrulla kundër Trump në mitingje.

Dan Scavino ka filluar në moshën 16 vjeçare t'i shërbejë si ndihmës për shkopat e golfit Trump-it dhe tani, 16 vite më pas, është shefi i rrejeteve sociale pranë tij. Eshtë ai që menaxhon llogaritë e Facebook dhe Instagram dhe një nga të vetmit që ka akses në adresën Twitter@realdonaldtrump. Ai eshtë autori i shprehjes “kandidatja më e korruptuar e të gjitha kohëve” për Hillari Klinton dhe po ai që i drejton ndjekësit e Trump drejt faqeve që shpërndajnë “fake news” si Infowars, The Angry Patriot et The Gateway Pundit.

Ne fund janë edhe dy organizatorët e mitingjeve  George Gigicos dhe Michael Glassner.  George Gigicos ka punuar me të gjithë kandidatët republikanë që nga viti 2004. Ai tani është emëruar drejtor i planifikimit strategjik. Ndërsa Michael Glassner është hebre dhe anëtar i  Israel Political Affairs Committee, lobi më i fuqishëm hebre në Uashington. Ai ka qenë strategu i Sara Palin, kur ajo ishte kandidate për zv/presidente dhe e bëri atë një nga zërat më të forët të “Tea party” edhe pas humbjes në zgjedhje. Me shumë përvojë ai është ngarkuar që tani të punojë për zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Michael Glassner, chef du comité de campagneMichael Glassner, shef i komitetit te fushates 

Sipas gazetës Le Monde, që ka lexuar Lapsi.al, kjo gjashtshe janë njerëzit që mund të hyjnë orë e pa orë në zyrën e presidentit të ri. Ata janë të vetmit që kanë akses të plotë tek ai dhe sidomos pas orës 18.30, kur Shtëpia e Bardhë zbrazet nga punonjësit dhe Donald Trumpi zhvendoset në pjesën private të apartamenteve, ku ai jeton i vetëm. (Lapsi.al)
 

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI