Flash

Tirana ndez festën bardheblu, Partizani dorëzohet në derbi! Spektakël, shtylla dhe 4 gola në kryeqytet

Kryeqyteti vishet sërish bardheblu! Tirana triumfon 3-1 ndaj Partizanit në një derbi të mbushur me emocione, raste të shumta dhe episode që mbajtën të lartë tensionin deri në minutat e fundit. Bardheblutë arritën të imponoheshin në një përballje ku të dyja skuadrat patën momentet e tyre, por në fund ishin vendasit që goditën në çastet vendimtare dhe siguruan fitoren.

20:51

Shtëpia e bardhë/ Si është një ditë e Donald Trump?

Lapsi.al 10 February 2017
Shtëpia e bardhë/ Si është një ditë e Donald

E fillon në mëngjes me leximin e gazetave. Pastaj me sharje për gazetarët:“qeniet më të pandershme që jetojnë mbi Tokë”

Dita e Donald Trump-it nis herët, rreth orës 06-06.30 me leximin e gazetave. “Nju Jork Tajms” dhe “Nju Jork Post” nuk mungojnë asnjëherë. Politikë dhe kronikë. Zakonisht, lajmet dhe komentet e irritojnë Presidentin. Rezultati shfaqet menjëherë në Tuiter, nga mesi i paradites: 09.30-10.00 është orari i sulmeve më të forta të Trump-it.

Më pas, Presidenti merr raportet e shërbimeve të fshehta si dhe informacionet për dosjet më të rëndësishme. Faqja “Huffington Post” zbulon se Trumpi kërkon që dokumentet të mos jenë të gjatë. Maksimumi një faqe. Dhe në secilën faqe, duhet të mos ketë më shumë se 9 pika, shumë skematike.

Trumpi këshillohet vazhdimisht me këshilltarët e Shtëpisë së Bardhë. Por sipas “Huffington Post”, ndonjëherë nuk i merr parasysh. Këto kohë i ka kërkuar Majkëll Flinit, gjeneral në pension dhe këshilltar për sigurinë kombëtare, nëse për ekonominë është më mirë të ketë një dollar të fortë, apo të dobët. Flini i është përgjigjur se nuk e di dhe se duhet të pyesë një ekspert të tregjeve financiare.

Presidenti ka një stil shumë joformal në telefonatat me udhëheqësit e huaj. Ka shkaktuar sensacion telefonata e 2 shkurtit me kryeministrin australian, Malkolm Tërnbull. Sipas asaj që raporton “Uashington Post”, Trumpi pasi i ka thënë se SHBA nuk do të presë 1250 refugjatët myslimanë, ia ka mbyllur telefonin.

Donald Trumpi nuk humbet rast për të goditur publikisht median. Gazetarët janë “qeniet më të pandershme që jetojnë mbi Tokë”. Por herë pas here presidenti ndryshon edhe ndaj kësaj kategorie. Të dielën në 5 shkurt, Trumpi shkoi të përshëndetet me gazetarët që e kishin ndjekur në rezidencën Mar-a-Lago në Florida.

Në fundjavë, presidenti ndodhet pothuaj gjithmonë në vendpushimin e tij të preferuar: vila e madhe dhe luksoze në detin e Floridës. Aty zhvillon edhe takime politike ndërkombëtare. Në fundjavë do të presë kryeministrin japonez, Shinzo Abe. Do të luajnë edhe golf. Udhëheqësi japonez është i apasionuar, ashtu si Trumpi.

Sipas “Nju Jork Tajms”, pas orës 18.00 Trumpi vesh rrobdëshambrin dhe vazhdon të punojë në Shtëpinë e Bardhë. Megjithatë, stafi i presidentit këtë herë ka përgënjeshtruar me vendosmëri, duke thënë se në gardërobën e Trumpit nuk ka fare rrobdëshambër. / corriere.it – www.bota.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

Tirana ndez festën bardheblu, Partizani dorëzohet në derbi! Spektakël, shtylla dhe 4 gola në kryeqytet

Kryeqyteti vishet sërish bardheblu! Tirana triumfon 3-1 ndaj Partizanit në një derbi të mbushur me emocione, raste të shumta dhe episode që mbajtën të lartë tensionin deri në minutat e fundit. Bardheblutë arritën të imponoheshin në një përballje ku të dyja skuadrat patën momentet e tyre, por në fund ishin vendasit që goditën në çastet vendimtare dhe siguruan fitoren.

20:51

PAPARAZZI