Flash

Tirana ndez festën bardheblu, Partizani dorëzohet në derbi! Spektakël, shtylla dhe 4 gola në kryeqytet

Kryeqyteti vishet sërish bardheblu! Tirana triumfon 3-1 ndaj Partizanit në një derbi të mbushur me emocione, raste të shumta dhe episode që mbajtën të lartë tensionin deri në minutat e fundit. Bardheblutë arritën të imponoheshin në një përballje ku të dyja skuadrat patën momentet e tyre, por në fund ishin vendasit që goditën në çastet vendimtare dhe siguruan fitoren.

20:51

Miku i Ramës dhe Metës që kërkon vendin e Merkel

Lapsi.al 10 February 2017
Miku i Ramës dhe Metës që kërkon vendin e Merkel

A mundet që në zgjedhjet e ardhshme në Gjermani, që do të mbahen në vjeshtën të ngjitet në kancelari, një njeri tejet i afërt për të majtën shqiptare? Kjo hipotezë që deri pak ditë më parë dukej një herezi, tani nuk ngjan me pamundur. Të dielën e 29 janarit, SPD, partia social demokrate gjermane zgjodhi Martin Schulz si rivalin e Angela Merkelit. Dhe pyetja që shtrohet tashmë është: a është i mundur një rikthim i ish partisë së Gerard Shrëderit në pushtet në Berlin?

Kjo hipotezë që ishte e paimagjinueshme në fillim të janarit, sepse diferenca në sondazhe e CDU - CSU me të majtën ishte 17 pikë, tani nuk ngjan më si një herezi. Që kur Martin Schulz mori mandatin nga partia e tij kjo diferencë është zvogëluar në 6 pikë (sondazhet e fundit).

Shpjegimi i vetëm i ndryshimit të kësaj kurbe lidhet me emrin e Martin Schulz, i cili vetëm tre muaj më parë ishte president i parlamentit europian.

Kur ishte në këtë detyrë Schulz, njihet në shqipëri edhe si një mbështetës i së majtës. Pas kontestimit të zgjedhjeve të vitit 2009 nga Edi Rama, ai u bë pjesë e një zgjidhjeje për hapjen e kutive. Ai qe pjestar i darkës së famshme në restorantin “Krokodil” në Strasburg, ku u kërkua një zgjidhje mes Ramës dhe Berishës

Ai është i njohur gjithashtu si njeriu që mbështeti fort ribashkimin e së majtës dhe kontribuoi për marëveshjen e 1 prillit mes Ramës dhe Metës.

Martin Schulz e fitoi të drejtën për të kandiduar për ngjyrat e social demokratëve gjermanë pas tërheqjes që bëri Sigmar Gabriel, atualisht zv kryeministër në koaliionin me Angela merkel dhe shef i parisë që prej vitit 2009.

Avantazhi i Shulz dhe rritja e tij në sondazhe shpjegoht me faktin se ai asnjëherë nuk ka bashkëqeveriur me të djathtën dhe është i pa ngarkuar me mëkatet që mund ti vihen administratës Merkel. “Kur ai ta kritikojë gjatë fushatës së ardhshme kancelaren në detyrë, ajo do ta ketë shumë të vështirë që të mbrohet duke thënë se politika e saj është edhe e tija”.

Tani 8 muaj pra zgjedhjeve kjo qe lëvizja më e vështirë që social-demokartët mund ti bënin Merkelit. Në një intervistë që i dha revistës Spiegel në 4 shkurt Schulz u ndrit kundër programit “agenda 2000” të Merkel dhe ai deklaroi se në Gjermani a më shumë vend për taksimin e të pasurve.

Lirshmëria që ai ka në kritikën ndaj qeverisjes mund t’I shtojë në të ardhmen pikët e tij dhe ta risë konkurencën me kancelaren.

Ndërsa për politikën ndaj Shqipërisë aim und të përbënte një risi. Ardhja e tij në pushtet mund ti voliste Edi Ramës pas ftohjeve të mardhënieve me Angela Merkkelin dhe sidomos pas periudhës së vështirë që Rama po kalon me administratën Trump. Ajo mund të qe një ogur i mirë edhe për Ilir Metën që pretendon se ka miqësi personale me ish kreun e parlamentit Europian, që tani kërkon të bëhet kancelar. (Lapsi.al)

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

Tirana ndez festën bardheblu, Partizani dorëzohet në derbi! Spektakël, shtylla dhe 4 gola në kryeqytet

Kryeqyteti vishet sërish bardheblu! Tirana triumfon 3-1 ndaj Partizanit në një derbi të mbushur me emocione, raste të shumta dhe episode që mbajtën të lartë tensionin deri në minutat e fundit. Bardheblutë arritën të imponoheshin në një përballje ku të dyja skuadrat patën momentet e tyre, por në fund ishin vendasit që goditën në çastet vendimtare dhe siguruan fitoren.

20:51

PAPARAZZI