Flash

Manaj rikthehet në Inter

Lapsi.al 10 February 2017
Manaj rikthehet në Inter

Agjenti i Rei Manajt, Alberto Fontana, ka dhënë një intervistë për “FcInterNews.it”, ku ka folur në lidhje me transferimin e sulmuesit shqiptar nga Pescara te Piza.

Fontana po ashtu ka treguar se në fund të këtij edicioni Manaj do të kthehet në Inter, pastaj do të vendosin për të ardhmen e lojtarit, shkruan Panorama Sport.

“Zgjedhja për t’u larguar nga Pescara, ku gjithsesi ai u paraqit mirë me 13 ndeshje dhe 2 gola në pjesën e parë të sezonit, u ndikua nga fakti se klubi kishte nevojë për më shumë eksperiencë dhe peshë në repartin e avancuar për pjesën e dytë të sezonit. Mendoj se blerja e Gilardinos duhet parë në këtë aspekt. Si rrjedhojë, me marrëveshje të ndërsjellë me Pescarën dhe Interin, pamë rreth e rrotull dhe zgjodhëm Pizan”, tha Fontana.

“Në fund të sezonit me 99% lojtari do të kthehet te Interi e më pas të shohim se çfarë do të bëjmë”, shtoi agjenti i Manajt.

Të këshilluara

Valbuena goli i çmendur në Francë (Video)

Mathieu Valbuena, mesfushori i Lyonit, ka shënuar një gol të jashtëzakonshëm në ndeshjen ndaj Nancyt, e cila u mbyll 4-0 per Lionezet. Valbuena shenoi golin e p...

13:28

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI