Flash

Cicërimat ekstremiste të Donald Trump

Lapsi.al 10 February 2017
Cicërimat ekstremiste të Donald Trump

Kritikët e presidentit Donald Trump i kanë nënvlerësuar vazhdimisht aftësitë e tij politik të komunikimit, mbase ngaqë ai është kaq i ndryshëm nga paraardhësit si Franklin D. Roosevelt dhe Ronald Reagan. Si Roosevelt dhe Reagan, në fund të fundit, njiheshin si “komunikues të mëdhenj”.

Megjithëse segmente të mëdha të popullit amerikan i urryen ata, Roosevelt dhe Reagan i drejtoheshin popullit amerikan si një i tërë dhe u përpoqën t’i bënin apel qendrës. Trump, përkundrazi, i ka bërë thirrje kryesisht minoritetit që e ka zgjedhur atë. Fjalimi i tij i inaugurimit ngjante si një fjalim fushate dhe pasi mori detyrën, një seri deklaratash false dhe urdhrash ekzekutivë provokues e kanë pakësuar besimin ndaj tij nga qendra por e kanë forcuar atë të bazës që ai kishte krijuar.

Aftësitë komunikuese të Trump u mprehën në botën e programeve “reality show”, ku deklaratat fyese dhe provokative argëtojnë audiencat dhe rrisin shikueshmërinë. Ai përdori këtë qasje gjatë raundit të parë të kandidaturës republikane për të tërhequr vëmendjen ndër 17 kandidatë. Nga një vlerësim, Trump mori rreth 2 miliardë dollarë reklamim televiziv falas, duke e tejkaluar 100 milionë dollarë reklama të paguara që mblodhi rivali i tij republikan Jeb Bush.

Pasi ai fitoi nominimin republikan, shumë prisnin që Trump të ndiqte rrugën tradicionale të lëvizjes në qendër për zgjedhjet e përgjithshme. Sërish, ai i sfidoi pritshmëritë dhe u përqendrua në një fushatë populiste në segmente të popullsisë që kishin humbur vendet e punës ndaj konkurrencës globale; dhe/ose nuk toleronin ndryshimet kulturore që kishin ndodhur gjatë dekadave të fundit. Ky apel populist u shënjestrua siç duhet dhe ai fitoi Kolegjin Elektoral, pavarësisht se humbi me votë popullore prej rreth tre milionë votuesish. Por për 100,000 vota në shtetet e mes-perëndimit, ai nuk do të bëhej president.

Duke marrë parasysh këtë, shumë vëzhgues prisnin që ai ta drejtonte mesazhin e tij në qendrën politike pasi mori detyrën. Por sërish Trump i shmangu ekspertët, duke vazhduar të shënjestrojë bazën e tij të votuesve. Disa spekulojnë se ai synon të ndërtojë një parti të re populiste të votuesve të klasës punëtore (ish të ashtuquajturit demokratë të Reganit) dhe Partinë e Republikanëve Konservatorë.

Trump gjithashtu rezultoi i pazakontë në zgjedhjen e tij të instrumentave të komunikimit. Teknologjitë e reja hapën mundësi të reja. Roosevelt përdori me kujdes komunikimin me publikun përmes transmetimit radio. Reagan ishte një mjeshtër i fjalimit dramatik në televizion. Stafi i Shtëpisë së Bardhë nën Reagan e mbante mesazhin e administratës të përqendruar në çështjen prioritare të ditës ose javës. Trump përdori Twitter, përveç mjeshtërisë së tij në televizionin kabllor, për të kapërcyer në kokat e stafit dhe shtypit dhe për të drejtuar axhendën publike gjatë fushatës.

Për çudi të shumëkujt, Trump e ka vazhduar praktikën edhe në Shtëpinë e Bardhë. Përdorimi i Twitter nuk ishte i ri – Obama kishte një llogari me staf të plotësuar – por përfshirja personale e Trump ngriti pyetje rreth mënyrës se si duhej të menaxhoheshin lajmërimet e politikave nga Shtëpia e Bardhë dhe si të shpreheshin çështjet e ngatërruara (si armët bërthamore) në 140 shkronja. Por, si një mjet për të komunikuar me bazën e tij dhe për ta mbajtur vëmendjen të përqendruar te vetja, qeverisja nga Twitteri i ka lejuar atij të anashkalojë Kongresin dhe shtypin.

Komunikimi politik ndryshon me kohën dhe ka shumë mënyra për të komunikuar efektivisht. Grekët e lashtë kishin shkolla të retorikës për të mprehur aftësitë e tyre për mbledhjet. Cicëroi la gjurmë në Senatin Romak pasi studioi oratori. Uillson nuk ishte një nxënës i talentuar në fëmijëri, por ai ia doli me sukses t’i mësojë vetes oratorinë sepse e shihte si thelbësore për lidershipin. Winston Churchill shpesh ia atribuoi suksesin e tij perfeksionimit të leksikës së anglishtes. Martin Luther King, i riu. përfitoi nga rritja në një traditë kishtare afrikano-amerikane të pasur me ritme të fjalës së folur.

Për disa është më e lehtë se për të tjerë. Mario Cuomo, ish-guvernator i Nju Jorkut, dikur krahasoi Bill dhe Hillary Clinton: “Ajo është më metodiste dhe ai më teatral”.

Oratoria dhe retorika, megjithatë, nuk janë format e vetme të komunikimit politik efektiv. Sinjalet joverbale janë një përbërës i rëndësishëm gjithashtu. Disa liderë frymëzues nuk ishin oratorë të mëdhenj – për shembull Mahatma Gandi. Por simbolizmi i veshjes dhe stilit të tij të jetesës së thjeshtë folën më shumë se fjalët. Nëse krahasohen këto imazhe me fotot e Gandit të ri, të pasigurit dhe të veshur si një avokat britanik, bëhet e dukshme se sa me kujdes e kuptoi ai komunikimin simbolik.

Po këtë bën dhe Trump, sipas mënyrës së tij. Shihni kapelën e tij të kuqe të bejsbollit gjatë fushatës me sloganin “Ta bëjmë Amerikën Madhështore Sërish”, si dhe fiksimin e tij në etiketimin e vetes si një biznesmen dhe përdorimin e Twitter.

Por, përveç komunikimit me audiencat e largëta përmes simboleve dhe retorikës, liderët duhet të kenë aftësinë të komunikojnë tek e tek dhe në grupe të vogla. Në disa raste, ky komunikim i ngushtë është më i rëndësishëm se retorika. Aftësia organizative – aftësia për të tërhequr dhe menaxhuar një kabinet efektiv – është e vështirë për t’u kombinuar me qeverisjen në Twitter. Harry Truman ishte një orator modest, por e kompensoi mungesën e retorikës publike duke tërhequr dhe menaxhuar një grup këshilltarësh të aftë.

Ofrimi i një shembulli të mirë është një tjetër formë thelbësore e komunikimit për liderët. Duke parashikuar një reagim skeptik të publikut kur Singapori ngriti rrogat e zyrtarëve të qeverisë në 2007, kryeministri Lee Hsien Loong lajmëroi se ai nuk do ta pranonte ngritjen e rrogës për veten. Në terma të simboleve të lidhura me konfliktet e interesit, Trump nuk e ka perfeksionuar ende artin e komunikimit politik.

Deri më tani, Trump është provuar të jetë një komunikues politik më efektiv nga sa prisnin kritikët e tij. Por nëse ai do të ketë sukses në term afatgjatë me qasjen e tij të pazakontë, kjo është një pyetje e madhe me të cilën përballet presidenca e tij.

/Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2017

/Përkthimi: Reporter.al

Të këshilluara

Basha, skenari rumun

Ngjarjet e fundit në Rumani dhe përpjekja për t'a asociuar protestën më të madhe popullore që prej rrëzimit të Çausheskut me atë që opozita po përgatit në 18 sh...

09:33

Fitorja e fundit e Driteroit ndaj Kadaresë

Lamtumira e fundit që iu dha Dritero Agollit, bilanci i shpejtë që u bë në ditët e ikjes së tij, nuk rihapi në Shqipëri (me ndonjë përjashtim të rrallë) të gjit...

12:00

Llalla një vegël antiamerikane

“Pas Luftës së Dytë Botërore, një kamion i UNRRA-s, një agjencie ndërkombëtare të dominuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që shpërndante ndihma në vendet e...

22:19

Çfarë tregon sherri Top Channel - Basha?

Kryetari i opozitës i është vërsulur të shtunën televizionit më të madh në vend për një lajm që sipas tij ishte thjeshtë mashtrim. “Fake News”, që kishte p...

23:26

Dy sharlatanë si Rama dhe Thaçi

Hashim Thaçit dhe Edi Ramës nuk ka më kuptim që t'iu referohemi me pozitat e tyre politike, ose shtetërore. Nuk mund të flasim më për Kryeministër dhe President...

22:58

Ç'farë rrezikon bota me Trump?

Ekspertët e ekonomisë zakonisht i japin parashikimet e tyre (tradicionalisht të pasakta) për vitin e ri në fillim të janarit. Por kushtet globale këtë vit janë ...

09:40

Pse mori zemër Llalla?

Deklarata e sotme e Adriatik Llallës është padyshim më e forta që ndonjë drejtues institucioni në Shqipëri ka adresuar kundër Ambasadës Amerikane, që prej akuza...

14:02

Rilindja, po qelbet nga Koka

Në çdo vend normal të kësaj bote, një kryeministri që do të dëgjonte anëtarin e kabinetit, të shpërthente në ekran ashtu siç bëri dje Lefter Koka, do t’i mbetej...

07:38

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI