Flash

VIDEO/ Juventus fiton sërish dhe shkon +7 nga Roma

Lapsi.al 8 February 2017
VIDEO/ Juventus fiton sërish dhe shkon +7 nga Roma

Crotone u vërtetua si një pengesë e vogël për ambiciet e Juventus në Serie A këtë sezon pasi kampionët e futbollit italian u imponuan lehtësisht 0-2 në transfertë. “Zonja e Vjetër” tundi dy herë rrjetën në fraksionin e dytë të lojës duke zgjidhur ndeshjen që shtoi dhe më shumë problemet e vendasve për mbijetesën. Dybala, Pjaca dhe Higuain ishin kërcënimi kryesor i portës së Crotone-s, por vetëm në minutën e 60 shifrat ndryshuan me golin e Mandzukic. Sulmuesi kroat ishte në vendin dhe kohën e duhur për të përfituar nga një kthim në zonë, që vlejti dhe shifrat 0-1. Rrjeta e dytë erdhi nga argjentinasi Gonzalo Higuain që reagoi si duhet çerek ore nga fundi duke shënuar brenda zonës. Në fundin e lojës, vetëm shtylla i mohoi boshnjakut Miralem Pjanic, kënaqësinë e golit. Me këtë sukses, Juventus shkon në 7 pikë më shumë se Roma e vendit të dytë /TCh/

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI