Flash

Analisti italian: Hysaj i dobët, jo në nivelin e Napolit

Lapsi.al 7 February 2017
Analisti italian: Hysaj i dobët, jo në nivelin e Napolit

Duke komentuar fitoren e thellë të Napolit, Adriano Bakoni, analist i njohur i takticizmit dhe që dikur ka qenë pjesë e Interit, por edhe i emisionit të njohur “Domenica Sportiva”, të cilit ia zuri vendin Tramexani, sot trajner i Luganos, tha se “s’duhet të gënjejë kjo fitore me 7 gola, por sidomos duhet theksuar se përpos kësaj, tre lojtarë janë në nivel më poshtë se të tjerët... Bëhet fjalë për Diavaranë në mesfushë, por edhe Reinën në portë. Ndërkaq, një tjetër futbollist që nuk bën për Napolin është Hysaj. Në krah të djathtë pëson shumë dhe shqiptari është i dobët në dyluftimet ajrore”, tha trajneri, i cili më shumë është parë në studiot tv se sa në fushë... Sot ai është pjesë i emisionit “Il Bello del Calcio”, te Canale 21. Kujtojmë që Bakoni, kohë më parë, u akuzua si ndërmjetës i një skeme mashtruese ndaj Interit, pas një akordi për sponsorizim të një kompanie fluturimi në Etihad, për një sponsorizim prej 25 mln eurosh.

Të këshilluara

FOTO/ De Biasi bëhet “Kavalier” i Italisë

Vizita e radhës e trajnerit Xhani de Biasi në Shqipëri kishte të bënte me një ftesë të Ambasadës së Italisë e cila i ka dorëz një nga titujt e nderit më të rënd...

19:07

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI