Flash

VIDEO/ Plas sherri pas ndeshjes Skënderbeu-Korabi: Penalltia e sajuar, arbitri bastard!

Lapsi.al 6 February 2017
VIDEO/ Plas sherri pas ndeshjes Skënderbeu-Korabi: Penalltia e sajuar,

Skënderbeu ka arritur të dalë me 3 pikë nga përballja me Korabin në “Elbasan Arena”. Korçarët ia dolën të fitojnë me anë të një penalltie të shënuar nga Hamdi Salihi në minutën e 66-të. Me këtë fitore, Skënderbeu arrin në kuotën e 38 pikëve, duke u bashkuar me Partizanin në vendin e dytë me pikë të barabarta. Ndërsa Korabi mbetet me 11 pikë në vendin e fundit. Por ajo që ka nxitur polemikat ka qenë penalltia e dhënë për korçaret.

Trajneri i dibranëve Gerd Haxhiu ka hedhur një lumë akuzash në drejtim të arbitrit.

“Qesharake. Është qesharake, nuk ka kontakt, nuk është se po pretendojmë se ka kontakt, nuk merrem me drejtimin e topit. Lojtari i Skënderbeut ka humbur ekuilibrin. Nuk e kuptoj pse i bën federata ato takime me kapitenët e gjyqtarët. Kapitenët tanë kanë qenë korrektë dhe gjykimi na penalizon. Nuk e di çfarë mund të bëjmë ne. Nuk ka vend për koment, jemi skuadër modeste, nuk tolerojmë, po bëjmë futbollin më korrekt të mundshëm. E përsëris, gjyqtar bastard” – tha Haxhiu.

Ndryshe mendon trajneri i Skënderbeut Ilir Daja.

“Është pozicion i vështirë. Topin e ka Sabieni, ka kontakt brenda zonës, mbrojtësi zgjat këmbën, ndaj mendoj që është penallti” - tha Daja.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI