Flash

Tragjedia për Memushajn, lojtarit të Kombëtares i vdesin dy fëmijët binjakë

Lapsi.al 6 February 2017
Tragjedia për Memushajn, lojtarit të Kombëtares i vdesin dy

Një ngjarje tragjike i ka ndodhur futbollistit të kombëtares dhe mesfushorit të Pescarës, Ledian Memushaj.

Kur ishte gati për të hyrë në fushë për të luajtur kundër Lazios, Memushaj ka marrë një lajm të rëndë. Bashkëshortja e tij që ishte shtatzënë me dy binjakë, kishte humbur dy fëmijët shkruan Eurosport.

Pasi ka marrë lajmin e rëndë, Memushaj ka kërkuar që të largohet nga klubi, për t’i qëndruar pranë bashkëshortes së tij dhe familjes, që ka humbur dy fëmijët, të cilët do të lindnin brenda pak muajsh.

Sipas Eurosport klubi i Pescara nuk ka dashur që ta bëjë publike këtë ngjarje, për të mos ngarkuar më shumë emocionalisht kapitenin e skuadrës dhe rënduar gjendjen e tij.

Pas kësaj ngjarje të rëndë, i gjithë klubi i Pescarës dhe futbolli italian i është gjetur pranë futbollistit të kombëtares së Shqipërisë.

 

Të këshilluara

Të hënën biletat Itali -Shqipëri

Nga e hëna do të shiten biletat për ndeshjen Itali – Shqipëri, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit 2018. Federata Italiane e Futbollit publikoi njoftimin së...

16:00

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI