Flash

De Biasi: Përse kapiten është Agolli dhe jo Mavraj

Lapsi.al 6 February 2017
De Biasi: Përse kapiten është Agolli dhe jo Mavraj

Pas një turneu vizitash nëpër Itali, Gjermani dhe Zvicër për të ndjekur lojtarët e kombëtares, trajneri Gianni De Biasi nuk është shumë i kënaqur nga ajo çfarë ka vënë re.

“I takova disa lojtarë. I fundit ishte Sadiku, që e pashë në ndeshjen e fundit, e që për fat të keq u mund 4-0. Ai vet ishte mirë, megjithatë kemi të njëjtin problem. Kohët e fundit lojtarët tanë nuk po luajnë shumë. I referohem këtu Ajetit, i cili dje luajti 90 minuta, apo Veselit që nuk u aktivizua. Situatë që nuk na ndihmon për të pasur një gjendje të mirë të ekipit për ndeshjen e marsit”, - tha Gianni De Biasi, trajner i kombëtares së Shqipërisë.

Mes takimeve, ai me më shumë jehonë ka qenë vizita në Hamburg, te Mavraj. Mbrojtësi kuqezi, prej kohësh ka shfaqur një hatërmbetje për çështjen e shiritit të kapitenit, por sipas De Biasit, kurrsesi nuk ka ndonjë vendim për mosgrumbullim apo largim.

“Është një budallallëk që ka dalë nga mediet. Mavraj është i përfshirë në programin tonë të kombëtares. Ai na vlerëson shumë, i pëlqen gjithashtu që të jetë kapiteni, por për hierarki moshe dhe numër ndeshjesh, Agolli ka më shumë eksperiencë. Kur Agolli ta lërë futbollin dhe nëse Mavraj do të sillet mirë, do të jetë kapiten”, - tha Gianni De Biasi.

Vizita e radhës e trajnerit ka të bëjë me një ftesë të Ambasadës së Italisë, e cila do t’i dorëzojë De Biasit një nga titujt e nderit më të rëndësishëm të Republikës së Italisë.

“Është një titull nderi që e marr si italian që punoj jashtë vendit. Më vjen shumë mirë, sepse nuk është një titull nderi çfarëdo. Bëhet fjalë për titullin e ‘Kavalierit’ të Republikës së Italisë. Më vjen shumë mirë që, edhe pse jetoj jashtë vendit tim për arsye të profesionit, puna e bërë këtu më ka dhënë vlerësimin e duhur, jo vetëm mua, por të gjithë Shqipërisë”, - tha në fund De Biasi për Top Channel.

Të këshilluara

Të hënën biletat Itali -Shqipëri

Nga e hëna do të shiten biletat për ndeshjen Itali – Shqipëri, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit 2018. Federata Italiane e Futbollit publikoi njoftimin së...

16:00

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI