Flash

Kuriozitete/ Derbi i Italisë Juve- Inter (sot 20 45). Përplasjet e mëdha ndërkombëtare (Video)

Lapsi.al 5 February 2017
Kuriozitete/ Derbi i Italisë Juve- Inter (sot 20 45). Përplasjet e

Të dielën në mbrëmje, në Torino, do të jenë të shumtë lojtarët e huaj të nivelit të lartë, të cilët do të zbresin në fushë.

Disa do të jenë përballë njëri-tjetrit si kundërshtarë, por në kombëtaret e tyre janë miq dhe luajnë shumë mirë së bashku.

Më poshtë mund t’i shihni disa nga duelet e bashkëkombësve, ku në fund pa marr parasysh rezultatin përqafimet nuk do të mungojnë.

Krahët kroat

Në njërën anë Mario Mandzukic, e në anën tjetër Ivan Perisic. Njihen si shokë të mirë në kombëtare, por edhe sakrificën e madhe që japin për skuadrat ku luajnë. Kësaj dysheje i shtohet edhe Marcelo Brozovic, që luan në mesfushë te Interi.

Sulmuesit argjentinas

Juventusi ka një dyshe të frikshme në sulm me Gonzalo Higuain dhe Paolo Dybala. Dyshja po shkojnë mirë me njëri tjetrin. Në anën tjetër është Mauro Icardi, po ashtu argjentinas. Higuain dhe Icardi kanë shënuar nga 15 gola në Serie A. Interi njihet si koloni argjentinase, pasi aty luajnë edhe Ever Banega, Carrizo, Ansaldi dhe Palacio.

 

Kolumbianët

Nuk duhet nënvlerësuar as ndikimi që mund të kenë Cuadrado dhe Murillo në këtë ndeshje. Cuadrado di të ndryshojë ritmin gjatë ndeshjes dhe sistemi i ri i lojës, i përdorur nga Allegri, i krijon atij më shumë hapësira në krahun e djathtë.
Jeison, nga ana tjetër, është i aftë të bëjë gjithçka, për mirë dhe për keq. Nuk përjashtohet një duel direkt kur Cuadrado të depërtojë në qendër.

Azurrët

Në fund janë lojtarët që përfaqësojnë kombëtaren e Italisë. BBC e Juventusit (Barzagli, Bonucci, Chiellini), por edhe dy mesfushorë si Gagliardini, në rritje të vazhdueshme, por edhe Marchisio, që kërcënohet pikërisht nga i riu i zikaltërve për një vend në kombëtare.

Të këshilluara

Të hënën biletat Itali -Shqipëri

Nga e hëna do të shiten biletat për ndeshjen Itali – Shqipëri, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit 2018. Federata Italiane e Futbollit publikoi njoftimin së...

16:00

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI