Flash

Çfarë tregon sherri Top Channel - Basha?

Lapsi.al 4 February 2017
Çfarë tregon sherri Top Channel - Basha?

Kryetari i opozitës i është vërsulur të shtunën televizionit më të madh në vend për një lajm që sipas tij ishte thjeshtë mashtrim. “Fake News”, që kishte prodhuar Top Channel konsistonte në një përllogaritje që e nxirrte fituese PS edhe në rast se LSI nuk bënte aleancë paraelektorale me të. 

Nuk ka diskutim se lajmi i Top-it ishte një spekulim i ngjashëm me shumë të tjerë përpara tij, që po propogandohen nga zyra e kryeministrit.

Nuk ka diskutim që ai nuk qe as serioz dhe as i provueshëm shkencërisht,  sepse elektorati i katër viteve më parë nuk mund të merret për bazë mekanikisht, kur bëhen hesapet e sotme për partitë.

Nuk ka diskutim se ai ishte brenda së njëjtës klimë të cilës po i fryjnë mbarë mediat  tradicionale, të cilat duan t’i bëjnë presion Metës për të mos e lënë koalicionin , sepse e gjithë kasta dominuese e vendit nuk do andrralla pas 18 qershorit.

Ndaj duket sikur në pamje të parë Lulzim Basha ka të gjitha të drejtat e botës të revoltohet dhe të vërë kujën se Top Channel po i shërben Ramës, se fsheh realitetin dhe prodhon gënjeshtra.

Por, po të përpiqesh të kuptosh më tej, vëren se gjërat janë pak më ndryshe.

Gjithnjë në Shqipëri ka pasur përpjekje manipulimi në favor të pushtetit, më anë të sondazheve, llogarive, apo mjedisit që krijohet. Por, sa herë është vënë në punë kjo lloj makinerie fallciteti, qëllimi ka qenë që t’i lartësohej imazhi qeverisë dhe t’i zbehej opozitës. T’i rriteshin pikët të parës dhe ti zvogëloheshin të dytës.

Ndërsa këtë herë, po të shohim sondazhin që revoltoi Bashën, disa të ngjashëm me të, klimën e debatit që po nxitet dhe frymën që po krijohet, vëren me habi se ato të gjitha po gëlojnë rreth pikëpyetjes nëse Rama fiton dot i vetëm, apo i duhet dhe LSI për të bërë qeverinë.

Pra e gjithë enigma e 18 qershorit paraqitet si një lojë ekulibrash mes dy krerëve të së majtës.

Opozita duket e përjashtuar nga ky pazëll. Ajo ngjan se e kanë harruar, se nuk e përfill njeri, se nuk i trembet askush, se e kanë nxjrë nga libri i llogarive.  

Ky është në fakt “lajmi” kryesor që duhet të shqetësonte Lulzim Bashën. Duke u nisur nga prezumimi se edhe përmes manipulimit të kundërshtarëve, mund të lexohet qëllimi i vërtetë i tyre, ky duhej të qe sinjali i alarmit.

Pse zyra e propogandës e Ramës është vënë në punë për të manipuluar në dëm të LSI-së dhe pse tregohet pothuajse moskokëçarëse për PD?

Pse po krijohet klima sikur demokratët nuk kanë asnjë shans?

Pse makineria e ‘Fake news”, ndryshe nga ç‘ndodhte më parë, as nuk denjon të harxhojë fishekë kundër tyre?

Kjo klimë, sikur zgjedhjet e verës së ardhshme nuk do të zhvillohen për të vendosur vazhdimësinë e pushtetit apo rotacionin e tij, por vetëm për të zgjidhur raportet mes Ramës dhe Metës, po instalohet përditë e më shumë.

Dhe anomalia e parëndësisë së opozitës, e cila po shfaqet për herë të parë kaq përdhunshëm në mjedisin tonë politik, i ka disa arsye.

Në radhë ta parë ato lidhen me pushtetin. Ato lidhen me një qeverisje që ka blerë të gjitha mediat e mëdha (siç e tregoi edhe rasti i fundit), që kontrollon gjithë lobet e fuqishme financiare (pagatorët e fushatave),  që ka rekrutuar për llogari të saj trafikantët e hashashit dhe që i ka dhënë imunitet politik  të inkriminuarve?

Ndaj dhe pyetja është: A mund të ketë fuqi një opozitë në këto kushte? A mund të ketë ajo shpresë për fitore? A mund të bëjë ajo më shumë sesa opozitat që veprojnë në kushte të ngjashme, si ato kundër Putinit apo Erdoganit? 

Po t’i shtosh kësaj pamjeje të zymtë edhe vetë mëkatet e PD, panorama bëhet edhe më e pashpresë. Lulzim Basha nuk u distancua nga pesha e së shkuarës, por e shndërroi partinë në një llogore ku të strehoheshin politikanët që populli i dënoi me votë. Ai shpesh pati iluzionin se mund t’i bënte për vete mediat që dihej se do të binin në prehrin e Ramës (si në rastin kur tentoi ta joshte Topin me parkingjet dhe Klanin me pallatet). Ai shpesh hezitoi të godasë klientët më pranë kryeministrit, me shpresën se ata do ia njihnin “nderin” një ditë.

Dhe në fund gjithë kjo mungesë parimësie në të bërin opozitë, por mbi të gjitha, e theksoj mbi të gjitha, kapja e tmerrshme që Rama i ka bërë sistemit, kanë instaluar idenë se gara e 18 qershorit është e mbyllur. Ato kanë përforcuar përshtypjen se loja është luajtur në avancë dhe se opozita nuk ka pothuajse asnjë shans.

Ndaj sado e përligjur që të duket revolta e Lulzim Bashës kundër Top Channelit, tani ajo është jo vetëm e vonuar, por edhe e kotë. Në pikën ku kanë arritur gjërat, denoncimi i elementëve të veçantë, të rëndësishën apo periferikë qofshin, është i pafrytshëm.

Tani nuk ka më rëndësi të thuash se kush janë mediat që i shërbejnë Ramës. Atë të gjithë e dinë.

Tani nuk ka më rëndësi të thuash se me kë ndan koncesionet dhe tenderat kryeministri. Ata të gjithë i njohin.

Tani nuk ka më rëndësi të tregosh se cilët janë kriminelët që përdor. Ata janë të damkosur.

Pra në pikën ku kanë arritur gjërat, roli historik i Lulzim Bashës nuk është më ky, por mënyra se si do t’i përgjigjet një pyetjeje: A është ai i gatshëm ta fusë opozitën në një palë zgjedhje, rezultati i të cilave dihet që më parë? A është ai i gatshëm të veshë kostumin e shëmtuar të një kukulle që shërben vetëm për të ruajtur fasadën e demokracisë? A mos është më mirë të tërhiqet paraparakisht nga një betejë e humbur, për ta lënë Ramën të vetëm përballë shqiptarëve? (Lapsi.al)

 

 

 

Të këshilluara

Dy sharlatanë si Rama dhe Thaçi

Hashim Thaçit dhe Edi Ramës nuk ka më kuptim që t'iu referohemi me pozitat e tyre politike, ose shtetërore. Nuk mund të flasim më për Kryeministër dhe President...

22:58

Ç'farë rrezikon bota me Trump?

Ekspertët e ekonomisë zakonisht i japin parashikimet e tyre (tradicionalisht të pasakta) për vitin e ri në fillim të janarit. Por kushtet globale këtë vit janë ...

09:40

Pse mori zemër Llalla?

Deklarata e sotme e Adriatik Llallës është padyshim më e forta që ndonjë drejtues institucioni në Shqipëri ka adresuar kundër Ambasadës Amerikane, që prej akuza...

14:02

Rilindja, po qelbet nga Koka

Në çdo vend normal të kësaj bote, një kryeministri që do të dëgjonte anëtarin e kabinetit, të shpërthente në ekran ashtu siç bëri dje Lefter Koka, do t’i mbetej...

07:38

Pse e kërkon Meta arrestimin e Balilit?

Ilir Meta ka hapur një debat të fortë këtë mesjavë duke i kërkuar presidentit Nishani, mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, lidhur me mosarrestimin e “E...

09:26

Trump si armik i armikut

Partitë politike dhe mbështetësit e tyre mediatikë në Shqipëri e kanë pritur fitoren e Trump-it ndryshe nga ç’kanë pritur zgjedhje të tjera presidenciale në SHB...

16:58

Dialogu na çon në Serbi, jo në Evropë

1. Është ditë “dialogu” dhe s’kam si të mos pyes publikisht për një mister, prej më të mëdhenjëve që Kosova përfitoi (lexo: humbi) falë dialogut. ...

15:19

30 sekonda pa ‘Lali Erin’

Nga Artan Rama Është shqetësuese imtësia me të cilën televizionet kurojnë lajmet që vijnë prej Bashkisë së Tiranës dhe veçanërisht, kujdesi për kryetarin e s...

14:12

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI