Flash

“Si e shantazhoi Obama Papën Ratzinger”. Dalin emrat e Clinton, Podesta e Soros

Lapsi.al 3 February 2017
“Si e shantazhoi Obama Papën Ratzinger”. Dalin emrat e Clinton,

Kërkesë presidentit Trump të hetojë rolin e Obamës, Hillary Clinton, John Podestës e George Soros

Që mes presidentit Trum dhe Papa Francesco-s nuk ka ndonjë frymë miqësore, kjo është e dukshme tashmë. Papa e ka kritikuar murin meksikan dhe ndalimin e hyrjes së emigrantëve. Tani një kapitull i ri interesant po lind në këtë marrëdhënie. Disa katolikë amerikanë kanë ngritur dyshime e akuza mbi ndërhyrjen e presidentit Barack Obama në dorëheqjen e Papa Ratzinger.

Më 20 janar, revista katolike “The Renmant” i drejtoi një letër të hapur presidentit Trump për t’i kërkuar të hedhë dritë mbi lëvizjet e presidentit Obama dhe mbi rolin e tij në dorëheqjen e Papës. Letra është firmosur nga ish –koloneli i uhstrisë amerikane David Sonnier, presidenti i shoqatës së avokatëve katolikë Christopher Ferrara dhe drejtori i revistës “The Renmant”, Michael Matt.

Nisma e tyre merr shkas nga dokumentat e publikuara nga Wikileaks. Sipas këtyre dokumentave, dyshohet se ndryshimi i “regjimit” në Vatikan është projektuar nga administrate Obama. Nëse do të rezultojë i vërtetë, ky është një superskandal! (përkthim i Lapsi.al)

“Gjatë vitit të tretë të mandatit të parë të administratës Obama – thuhet në letrën e hapur – Sekretarja e Shtetit Hillary Clion dhe të tjerë zyrtarë të qeverisë, kanë propozuar “një revolucion katolik, objektivi i të cilit ishte zhdukja përfundimtare e asaj që kishte ngelur nga Kisha katolike në Amerikë”.

Dyshimet lindin nga një e –mail që John Podesta, këshilltar i Clinton, i dërgoi Sandy Newman, drejtorit të një reviste progresiste. Në e-mail Podesta i shpjegon atij se po kërkon të realizojë një “pranverë katolike” në Vatikan të ngjashme me “pranverën arabe” që rrëzoi regjimet në Afrikën e Veriut (përkthim i Lapsi.al).

Sipas autorëve të letrës së hapur, zgjedhja e Papa Francesco ka shërbyer për “t’i dhënë një mbështetje shpirtërore programit ideologjik të së majtës ndërkombëtare”, aq sa sot Ati i Shenjtë besohet të jetë bërë në “lideirn e të majtës botërore”.

Revista “The Renmant” i kërkon presidentit Trump që të hapë hapë një hetim që të shpjegojë se për cilin motiv NSA – Agjencia e Sigurisë Kombëtare – ka monitoruar konklavën që ka zgjedhur Papa Francesco-n, çfarë operacionesh sekrete janë kryer nga qeveria e SHBA mbi dorëheqjen e Papa Ratzinger dhe të hedhë dritë mbi transaksionet financiare me Vatikanin, të ndërprera disa ditë para dorëheqjes së Ratzinger.

Në fakt, në dhjetor 2013 Deutsche Bank mbylli bankomatët brenda Selisë së Shenjtë me justifikimin se po kryheshin hetime mbi normat kundër pastrimit të parave, por të nesërmen e dorëheqjes së Papës, Vatikani dhe Banka e gjetën menjëherë gjuhën e përbashkët, duke i rihapur bankomatët.

Në fund, autorët e letrës i kërkojnë presidentit të sqarojë rolin e Podesta-s në këtë që ai vetë e ka quajtur si “pranvera katolike”, se çfarë roli ka patur George Soros dhe nëse administrata Obama ka patur ndonjë kontakt me atë që është quajtur si “mafia e San Gallo” apo thënë ndryshe “konesnsusi mes kardinalëve dhe veskovëve (Carlo Maria Martini, Adriaan Van Luyn, Ëalter Kasper dhe Karl Lehman, Achille Silvestrini e Basil Hume) që në vitin 2005 kishte zbuluar tek Bergoglio papën perfekt për riformën e Kishës në sensing progresist. /Marrë nga IlGiornale -Përgatiti Lapsi.al

Të këshilluara

“Po përgatitet grusht shteti ndaj Trump”

Duket e pabesueshme, por duke parë atë që po ndodh në SHBA dhe pakënaqësinë në rritje, mund të ndodhë një grusht shteti. Të paktën kështu parashikon regjizor...

17:04

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

Tirana ndez festën bardheblu, Partizani dorëzohet në derbi! Spektakël, shtylla dhe 4 gola në kryeqytet

Kryeqyteti vishet sërish bardheblu! Tirana triumfon 3-1 ndaj Partizanit në një derbi të mbushur me emocione, raste të shumta dhe episode që mbajtën të lartë tensionin deri në minutat e fundit. Bardheblutë arritën të imponoheshin në një përballje ku të dyja skuadrat patën momentet e tyre, por në fund ishin vendasit që goditën në çastet vendimtare dhe siguruan fitoren.

20:51

PAPARAZZI