Flash

Analiza/ A po e kthen Vuçiç, Serbinë te Sllobodan Millosheviçi

Lapsi.al 2 February 2017
Analiza/ A po e kthen Vuçiç, Serbinë te Sllobodan

Politikanët e Serbisë i janë rikthyer sërish mënyrave të dikurshme, duke nxitur pakënaqësi etnike në një përpjekje për të siguruar mbështetje nacionaliste, shkruan Pedja Popoviç në “Danas” (Beograd). Në fillim të këtij muaji, qeveria lançoi një linjë të drejpërdrejtë hekurudhore mes Beogradit dhe Mitrovicës, një qytet me shumicë serbe në veri të Kosovës. Linja nuk është më e shpejtë se sa linjat ekzistuese të autobusëve, por nuk ishte ky qëllimi.

Treni ishte i mbushur me slloganin “Kosova është Serbi” në 21 gjuhë; brendësia e tij ishte mbushur me pamje të shenjtëve ortodoksë, si dhe ngjyrat kombëtare të Serbisë. E gjithë kjo propagandë bajate ishte e qartë se kërkonte të provokonte një kundërveprim, por Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç nuk e shihte ashtu: kështu që ai urdhëroi kthimin mbrapsht të trenit, përpara se të mbërrinte në kufi, duke pretenduar se policia e Kosovës kish në plan të arrestonte makinistin, dhe se terroristët kishin bërë plan të hidhnin në erë shinat.

Vuçiçi u betua se do të shkojë në ndihmë të cilitdo serb që dëmtohet. Ka patur shumë thirrje për “të mbrojtur serbët me çdo lloj mjeti”, gjatë kohëve të fundit. Nuk ka asnjë dyshim, se qëllimi është që të motivohen votuesit përpara zgjedhjeve të muajit prill. Por, ekzaktësisht në këtë mënyrë, ish presidenti Sllobodan Millosheviç veproi në fillim të viteve nëntëdhjetë, dhe shihni se ku na çoi. Udhëheqësit tanë vazhdojnë të luajnë me zjarrin. Me sa duket, nuk kanë kuptuar asgjë. /bota.al

Të këshilluara

“Po përgatitet grusht shteti ndaj Trump”

Duket e pabesueshme, por duke parë atë që po ndodh në SHBA dhe pakënaqësinë në rritje, mund të ndodhë një grusht shteti. Të paktën kështu parashikon regjizor...

17:04

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

Tirana ndez festën bardheblu, Partizani dorëzohet në derbi! Spektakël, shtylla dhe 4 gola në kryeqytet

Kryeqyteti vishet sërish bardheblu! Tirana triumfon 3-1 ndaj Partizanit në një derbi të mbushur me emocione, raste të shumta dhe episode që mbajtën të lartë tensionin deri në minutat e fundit. Bardheblutë arritën të imponoheshin në një përballje ku të dyja skuadrat patën momentet e tyre, por në fund ishin vendasit që goditën në çastet vendimtare dhe siguruan fitoren.

20:51

PAPARAZZI