Flash

Të hënën biletat Itali -Shqipëri

Lapsi.al 1 February 2017
Të hënën biletat Itali -Shqipëri

Nga e hëna do të shiten biletat për ndeshjen Itali – Shqipëri, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit 2018. Federata Italiane e Futbollit publikoi njoftimin sëbashku me çmimet për secilën tribunë, për përballjen e 24 Marsit.

Përkrahësit kuqezi kanë në dispozicion pak më shumë se 2 mijë vende në tribunën jugore të stadiumit “Renzo Barbera” të Palermos. 12 euro kushton një biletë në këtë sektor dhe mund të sigurohet në qindra pika në të gjithë Italinë dhe online.

Ndeshja kualifikuese e radhës për skuadrën e Gianni De Biasi do të luhet në një arenë 36 mijë vendëshe, ku natyrisht pritet të ketë edhe të tjerë shqiptarë në tribunat e ndryshme të stadiumit, që zotërojnë një dokument italian.

Bileta më e shtrenjtë përë këtë sfidë është 60 euro. Ndeshja me Italinë është tepër e rëndësishme për ecurinë e Shqipërisë në kualifikueset e Kupës së Botës 2018.

Të këshilluara

VIDEO/ Gabon Hysaj, Napoli pëson gol

Napoli është surprizuar nga një gol i shpejtë në përballjen me Palermon e vendit të fundit. Maqedonasi Ilija Nestorovski shënoi që në minutën e pestë pas një...

20:31

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI