Flash

VIDEO/ Inter merr një goditje të fortë, eliminohet nga Kupa e Italisë

Lapsi.al 31 January 2017
VIDEO/ Inter merr një goditje të fortë, eliminohet nga Kupa e

Lazio ka fituar në udhëtim te Interi me rezultat 2-1 për të siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Italisë. Pjesa e parë e takimi ishte e barabartë nga të dy skuadrat, të cilët patën rastet e veta për gol, por vetëm mysafirët nga Roma arritën ta gjenin atë. Ishte anësori brazilian, Felipe Anderson, i cili shënoi nga afërsia me kokë në minutën e 20 pas asistimit të Senad Lulic dhe me epërsinë 1-0 skuadrat shkuan në epërsi. Në pjesën e dytë Lazio arritën përsëri të shënojnë të parët dhe të dyfishojnë epërsinë ndaj Interit. Ishte mesfushori Lucas Biglia, i cili ishte i saktë nga penalltia e shkaktuar në Miranda, që u ndëshkua me të kuq dhe kështu Lazio kaloi në epërsi 2-0 dhe Interi mbeti me një futbollistë më pak. Në vazhdim të ndeshjes, Interi u sul në sulm me të gjitha forcat dhe arritën të ngushtojnë epërsinë në minutën e 84 me anë të Marcelo Brozovic, i cili shënoi pas asistimit të Ivan Perisicit. Deri në fund Interi u mundua të barazoj rezultatin, por nuk ia arriti dhe kështu Lazio u kualifikua në gjysmëfinale të Kupës së Italisë pas fitores 2-1. /Telegrafi/
 

Të këshilluara

VIDEO/ Gabon Hysaj, Napoli pëson gol

Napoli është surprizuar nga një gol i shpejtë në përballjen me Palermon e vendit të fundit. Maqedonasi Ilija Nestorovski shënoi që në minutën e pestë pas një...

20:31

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI