Flash

« Qentë » e LSI-së s’kanë dhëmbë të kafshojnë

Lapsi.al 30 January 2017
« Qentë » e LSI-së s’kanë

E gjithë sa po ndodh mes PS dhe LSI, i shkon mirë për ilustrim fabulës me qenër që lehin, të cilën Edi Rama e përmendi pak ditë më parë. Në një përpjekje për të relativizuar kritikat e ashpra të vëllezërve të tij armiq, kryeministri kërkoi t’i siguronte shqiptarët se karvani i qeverisjes do të shkonte përpara, pavarësisht se ata të cilët po e mbajnë këtë koalicion në këmbë me votat e tyre, po flasin përditë e më shumë për vjedhjen me anë të koncesioneve, për kanabizimin e vendit, për një polici të kapur nga krimi dhe për rrezikun e manipulimit të zgjedhjeve.

Për këdo mund të duket absurde se si mund të përparojë karvani i Rilindjes kur gjysma e qeverisë mendon kështu për punën e saj.

Por, për të fashitur zhurmën e « qenëve që lehin », për të mos dëgjuar alarmin e Lefter Kokës për vjedhjet e Vangjush Dakos në emër të rilindjes urbane, për të mos pasur jehonë klithmat e Ylli Manjanit për të mobilizuar ushtrinë kundër drogës, për të mos ushtuar thirrjet e Petrit Vasilit, se zgjedhjet e ardhshme duhet të monitorohen nga administrata e Trump, Rama vendosi të ecë përpara me një lëvizje naive.

Ai vendosi ta vërë në vend autoritetin duke kërkuar shkarkimin e Ylli Manjanit.

Për tre ditë mazhoranca filloi të zhurmonte. LSI i shtoi akuzat. Ajo fabrikoi lajme se kokën e Manjanit e shkëmbente vetëm me atë të Sajmir Tahirit; Se po të prishej parimi sipas të cilit Meta i vendos vetë ministrat e tij, ai mund ta braktiste koalicionin; Se arroganca e Ramës nuk durohej dhe se ky hap unilateral mund ta detyronte LSI-në të dilte e vetme në zgjedhje.

Në fakt, asgjë e tillë nuk ndodhi. Shprehja popullore e përdorur nga Ramëa për LSI-në u transformua pak. Ajo që i shkonte më për shtat situatës ishte një tjetër thënie popullore : « qeni që leh nuk të kafshon ».

Dhe pas gjithë zhurmës që bëri, opinionit që fryu, përbetimeve që u tha mbështetësve, Meta vendosi ta shesë Manjanin dhe ta zëvendësojë me Vasilin.

Takimi i dy krerëve të koalicionit sot kishte vetëm një qëllim, si të dilnin sa më pa lagur nga fortuna e shproporcionuar që kishin ngritur vetë.

Po a e arritën këtë? A e justifikon “pakti” për zëvendësimin e Manjanit me Vasilin, paqen e re të vendosur brenda së majtës?

Natyrisht që jo.

Për pjesën më të madhe të publikut kjo është një lëvizje e kotë dhe pa kuptim.

Rama do t’a ketë karvanin e tij të mbushur me ‘zagarë” që mendojnë se ai po vjedh, po trafikon drogë, po vazhdon lidhjet me krimin dhe po përgatitet të manipulojë zgjedhjet. Këtë vulë që LSI-a i ka ngjitur mbi shqipnë ai nuk mundet ta fshijë për sa kohë vazhdon të bashkëqeverisë me të.

Por, nga ana tjetër, edhe partia e Metës po i shton gjithnjë e më shumë vetes imazhin e qenit që leh, por nuk ka dhëmbë të të hajë. Për sa kohë ajo ka thënë gjithë të zezat për Ramën dhe Rilindjen dhe përsëri vazhdon të ndajë pushtet me ta, ajo i ka çuar në kufijtë e qesharakëzimit qëndrimet e saj.    

Pikërisht për këtë arsye pakti i sotëm mes Metës dhe Ramës për ta shitur të gjithë përplasjen e ditëve të fundit, si një zëvendësim të thjeshtë ministrash, është një pakt mëkatarësh që nuk kanë fuqi të ndahen nga njëri- tjetri. Një pakt qensh rob të të njëjtit karvan. (lapsi.al)  

Të këshilluara

Rilindja, po qelbet nga Koka

Në çdo vend normal të kësaj bote, një kryeministri që do të dëgjonte anëtarin e kabinetit, të shpërthente në ekran ashtu siç bëri dje Lefter Koka, do t’i mbetej...

07:38

Pse e kërkon Meta arrestimin e Balilit?

Ilir Meta ka hapur një debat të fortë këtë mesjavë duke i kërkuar presidentit Nishani, mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, lidhur me mosarrestimin e “E...

09:26

Trump si armik i armikut

Partitë politike dhe mbështetësit e tyre mediatikë në Shqipëri e kanë pritur fitoren e Trump-it ndryshe nga ç’kanë pritur zgjedhje të tjera presidenciale në SHB...

16:58

Dialogu na çon në Serbi, jo në Evropë

1. Është ditë “dialogu” dhe s’kam si të mos pyes publikisht për një mister, prej më të mëdhenjëve që Kosova përfitoi (lexo: humbi) falë dialogut. ...

15:19

30 sekonda pa ‘Lali Erin’

Nga Artan Rama Është shqetësuese imtësia me të cilën televizionet kurojnë lajmet që vijnë prej Bashkisë së Tiranës dhe veçanërisht, kujdesi për kryetarin e s...

14:12

Na e shpifët me këto foto të blera!

Një mori fotosh të politikanëve shqiptarë që kanë shkuar si spektatorë në ceremoninë e betimit të presidentit Trump, kanë përmbytur këto ditë faqet e gazetave d...

14:48

Edhe një premtim i pambajtur i Ramës

Hapja këtë të hënë e Forumit Ekonomik Botëror në Davos, ku mblidhen, padronët, bankierët dhe përfaqësuesit politikë nga mbarë bota, shërbeu për t’i komunikuar r...

09:01

Kryeministër, jep dorëheqje!

Ka shumë pak njerëz në Kosovë që ta kenë përkrahur politikisht kryeministrin Isa Mustafa më shumë se unë.   Si për LDK, ashtu edhe për Qeveri.   Dis...

17:48

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI