Flash

Mediat italiane “kryqëzojnë” shqiptarin Hysaj

Lapsi.al 30 January 2017
Mediat italiane “kryqëzojnë” shqiptarin Hysaj

Elseid Hysaj është cilësuar si protagonist negativ i ndeshjes mes Napolit dhe Palermos, të përfunduar në mënyrë të paparashikuar në barazimin 1-1. Mbrojtësi shqiptar u kritikua sidomos për rolin e tij në momentin e golit të shënuar nga Nestorovski në minutën e 6 të ndeshjes, kur nuk mbuloi siç duhet futbollistin kundërshtar.
Edhe pse në pjesën e dytë ai arriti të tregonte të gjitha vlerat e tij duke ndihmuar skuadrën jo vetëm në mbrojtje, por edhe në sulm, sot në mediat më të mëdha sportive italiane i jepej rëndësi më shumë atij momenti që rezultoi vendimtar për ndeshjen.
Për të mbrojtur futbollistin shqiptar mendoi menaxheri i tij, Mario Xhiufredi, i cili në një prononcim për “Radio CRC”, e cilësoi këtë si një episod rastësor.
“Ishte një mungesë momentale përqendrimi, asgjë më shumë, mos e bëni dramë. Ishte një gabim kolektiv në mbrojtje dhe jo individual. Janë gabime në vendosjen e repartit që mund të ndodhin”, tha ai duke shfajësuar Hysajn për këtë episod, raporton Panorama Sport.
Ndërkaq, ai ka konfirmuar se mbrojtësi i krahut të djathtë ndiqet me interes nga skuadra të mëdha në Europë. “Sigurisht që ekzistojnë vlerësime për të. Monitorohet nga skuadrat më të mëdha në Europë. Por tani nuk mendojmë për gjëra të tilla dhe mendojmë për Napolin. Do të shohim në verë se si do të veprojmë”, deklaroi Xhiufredi.

 

Të këshilluara

VIDEO/ Gabon Hysaj, Napoli pëson gol

Napoli është surprizuar nga një gol i shpejtë në përballjen me Palermon e vendit të fundit. Maqedonasi Ilija Nestorovski shënoi që në minutën e pestë pas një...

20:31

Federer "mbretëron" në Australian Open

Roger Federer ka fituar Australian Open, “Grand Slam”-in e parë të vitit në tenis dhe atë numër 18 në karrierë. Tenisti zviceran mundi në një finale që zgjat...

14:01

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI