Flash

Tirana në rrezik/ 48 orë për të paguar, ose 2 sezone përjashtim nga Europa

Lapsi.al 29 January 2017
Tirana në rrezik/ 48 orë për të paguar, ose 2 sezone

Telashet e Tiranës nuk kanë fund. Klubi bardheblu vazhdon të paguajë haraçet e keqadministrimit ndër vite dhe tashmë rrezikon seriozisht penalitete edhe me të mëdha sesa bllokimi i merkatos nëse brenda 48 orëve të ardhshme nuk arrin të shlyejë një tjetër borxh të vjetër.

kcira

Sipas “Top Channel”, klubi duhet të shlyejë para datës 31 janar detyrimin që ka ndaj ish-mbrojtësit Lek Kçira. Kroati, një “fantazmë” te bardheblutë, me të cilët rezulton pjesë e ekipit fitues të kampionatin të vitit 2009, pret ende një çek prej 10 mijë eurosh nga skuadra kryeqytetase.

Nëse kjo shumë nuk do të paguhet brenda datës 31 janar, klubi do të përjashtohet nga edicioni i ardhshëm i Kupave të Europës, pasi shlyerja e detyrimeve është një nga kriteret që duhen plotësuar, pavarësisht pozicionit që Tirana do të ketë në renditje në fund të edicionit.

Sikur të mos mjaftonte kjo, UEFA ka kërkuar që për ekipet shkelëse të këtij kriteri, dënimi të vlejë dyfish, që do të shotë se bardheblutë do të dënohen edhe për edicionin pasardhës. Të gjitha këto, në pritje të ndonjë tjetër mase ndëshkimore nga FIFA, ku ish-lojtarët bardheblu vazhdojnë e dërgojnë me rregullsi kërkesat për mospërmbushje të detyrimeve financiare.

Të këshilluara

Federer "mbretëron" në Australian Open

Roger Federer ka fituar Australian Open, “Grand Slam”-in e parë të vitit në tenis dhe atë numër 18 në karrierë. Tenisti zviceran mundi në një finale që zgjat...

14:01

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI