Flash

Presidenti i Francës Hollonde sheh administratën Trump si një "sfidë" për Evropën 

Lapsi.al 27 January 2017
Presidenti i Francës Hollonde sheh administratën Trump si një

Presidenti i Francës Francois Hollande, në një deklaratë për mediat tha se administrata e Presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, përbën “sfidë” për Evropën.

“Përderisa Donald Trump është zgjedhur nga amerikanët, ne do komunikojmë me të, por duhet të komunikojmë me një bindje "europiane" dhe me promovimin e interesave dhe vlerave tona”, tha Presidenti Hollande në një konferencë të përbashkët për mediat me kancelaren gjermane, Angela Merkel, në Berlin.

Merkel, pa përmendur Trump-in me emër, tha se “kushtet globale po ndryshojnë në mënyrë dramatike dhe të shpejtë”.

“E dimë se jemi së bashku në përballje me rrezikun e terrorizmit islamik dhe vetëm së bashku mund ta shmangim këtë rrezik”, tha mes tjerash Merkel.

Trump ka shqetësuar aleatët tradicionalë evropianë me disa plane radikale politike. Ai e ka cilësuar NATO-n si të vjetëruar, ndërsa ka thënë se mund të heqë dorë nga marrëveshja e planifikuar e tregtisë "TransAtlantike".

 

Të këshilluara

Trump: "Ditë e madhe fillon ngritja e murit"

Donald Trump nuk ndalet. Pasi ka firmosur zhbërjen e reformës shëndetësore të Obamës, pasi ka nënshkruar daljen e SHBA nga marrëveshja e tregtisë së lirë, pasi ...

09:05

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

Tirana ndez festën bardheblu, Partizani dorëzohet në derbi! Spektakël, shtylla dhe 4 gola në kryeqytet

Kryeqyteti vishet sërish bardheblu! Tirana triumfon 3-1 ndaj Partizanit në një derbi të mbushur me emocione, raste të shumta dhe episode që mbajtën të lartë tensionin deri në minutat e fundit. Bardheblutë arritën të imponoheshin në një përballje ku të dyja skuadrat patën momentet e tyre, por në fund ishin vendasit që goditën në çastet vendimtare dhe siguruan fitoren.

20:51

PAPARAZZI