Flash

Dokumenti nga arkiva/ Dënimi me vdekje për Ali Pashë Tepelenën u shkrua si pikë loti

Lapsi.al 26 January 2017
Dokumenti nga arkiva/ Dënimi me vdekje për Ali Pashë

Këtë 24 janar u bënë plot 195 vjet nga ekzekutimi i Ali Pashë Tepelenës nga Porta e Lartë. Me këtë rast, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka publikuar një dokument të rrallë, dënimin me vdekje të Ali Pashait, ku bie në sy forma që ka marrë shkrimi në këtë urdhër. Bie në sy fakti që dokumenti është shkruar në formën e një pike loti. Urdhri shoqërohet edhe me një shënim të shkurtër nga ana e DPA-së: “Luani i Epirit u ekzekutua me vdekje më 24 janar të vitit 1822, teksa prej kohësh përpiqej të krijonte territorin e tij të pavarur nga Porta e Lartë.

Në foto: ‘jafta’, ose dënimi me vdekje lëshuar për Ali Pashën”.

Ali Pashë Tepelena thuhet të ketë lindur në dimër të vitit 1740 në Tepelenë dhe u vra në moshën 82-vjeçare, pas 34 vitesh sundim mbi pashallëkun e Janinës. Trupi i tij u varros më 25 janar të vitit 1822 në ishullin e Kastros, në liqenin e Janinës, ndërsa koka më 5 shkurt në varrezat e Stambollit, në vendin e quajtur Porta e Silirvisë.

Sipas historianëve, një prej arsyeve të zemërimit të Portës së Lartë ndaj tij ishte bashkëpunimi me rebelët grekë, të cilët po përgatisnin kryengritjen e tyre në 1821, por edhe sjellja e tij e pavarur, ambicia për pushtet dhe mosbindja ndaj Sulltanit.

Shkrimtari Aleksandër Duma e përshkruan kështu prerjen e kokës së Ali Pashës:

“Edhe koka e tij e prerë përçonte akoma një efekt njëherazi të tmerrshëm dhe të mahnitshëm sa ata që e shihnin, mbeteshin të shtangur në vend. Kur Hurshidit ia sollën në një tepsi të madhe prej argjendi, ai u ngrit hopthi për ta marrë, u përkul tri herë përpara saj dhe, me respektin më të madh, i puthi mjekrën, duke shprehur me zë të lartë dëshirën se edhe ai vetë do të dëshironte të meritonte një fund të ngjashëm. Një adhurim i tillë për trimërinë e Aliut i prekte e i frymëzonte kaq shumë këta barbarë sa zhdukeshin nga kujtesa krimet e tij. Hurshidi urdhëroi që koka të parfumohej me esencat aromatike më të kushtueshme. Përpara se ta dërgonte në Stamboll, ai i lejoi shqiptarët t’i bënin nderimet e fundit ish-padronit të tyre”.

Të këshilluara

Historia e shqiptarit që u internua 5 herë

Vasil dhe Vangjel Gjika, xhaxhai dhe babai i Andreas, që të dy partizanë gjatë Luftës ishin ndër të parët që u rebeluan ndaj regjimit të Enver Hoxhes. Në fshata...

16:55

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI