Flash

CAS shpjegon në 33 faqe përse u dënua Skënderbeu

Lapsi.al 26 January 2017
CAS shpjegon në 33 faqe përse u dënua Skënderbeu

Saga e skuadrës kampione të Shqipërisë në futboll pasurohet me një tjetër kapitull, pasi një raport i fundit konfirmon se UEFA bën një hetim në dy faza, në lidhje me fenomenin e fiksimit të rezultateve, shkruan Top Channel.

Në përfundim të hetimeve, një klub mund të ndëshkohet me përjashtim nga ngjarjet sportive evropiane për një apo më shumë sezone, e në analizën e detajuar të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (CAS) prej 33 faqesh, shpjegohen edhe arsyet se përse u hodh poshtë apeli i korçarëve.

Sipas kësaj gjykate, “qeveria” e futbollit botëror kishte në dorë të paktën 50 raste të basteve të dyshimta, apo më mirë objektive, të sistemit të monitorimit të fluksit të parave “BFDS”. Sipas UEFA-s, Skënderbeu përmendej në raportin e monitorimit, më shumë se çdo klub tjetër evropian.

Në pikën 67 të analizës sqarohet se, disa prej veprimeve në fushë në ndeshjet e kampionëve të Shqipërisë janë provë e qartë se ka pasur manipulime të rënda, me një mosrespektim të thellë të komunitetit sportiv. Ka gjithashtu video për të provuar manipulimet.

Në shpjegimin e raportit 33-faqësh nënvizohet se, shumë kompani bastesh e kishin hequr klubin në fjalë nga kuotimi, për shkak se dyshonin se Skënderbeu kishte rënë prè e manipulimeve sportive.

Katër takime në Kupat e Europës të skuadrës së Skënderbeut ishin mes provave, e më konkretisht ndeshjet ndaj Crusaders, Dinamos së Zagrebit, Sporting të Lisbonës dhe Lokomotivës së Moskës.

Të këshilluara

Zyrtare/ Niang: Mirupafshim Milan!

Niang është zyrtarisht një sulmues i Watford. Këtë mëngjes ai kreu vizitat mjekësore në Londër dhe në mbrëmje hodhi firmën me klubin duke u bërë pjesë e tij ku ...

20:43

VIDEO/ Liverpool eliminohet nga Kupa

Liverpooli është eliminuar nga EFL Cup. “The Reds”humbën në shtëpi nga Southampton, 1:0, falë golit të Long. Skuadra e Jurgen Klopp u mund edhe në ndeshjen e pa...

22:31

Daniel Godelli: Drogën ma dha Luan Shabani

“Federata na ka thënë që pini çdo gjë që ju jep Shabani. Neve ushqimi na vinte nëpër dhoma dhe shpërndahej me emra”. Prej pak ditësh, Daniel Godelli ka mundu...

20:28

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI