Flash

Trump: "Ditë e madhe fillon ngritja e murit"

Lapsi.al 25 January 2017
Trump: "Ditë e madhe fillon ngritja e murit"

Donald Trump nuk ndalet. Pasi ka firmosur zhbërjen e reformës shëndetësore të Obamës, pasi ka nënshkruar daljen e SHBA nga marrëveshja e tregtisë së lirë, pasi ka ndaluar OJF e huaja të financojnë fushata pro abordit, ai ka shpallur të martën në mbrëmje dhe fillimin e ngritjes së murit. Ai ka shkruar në llogarinë e tij se "një ditë e madhe", është planifikuar për sigurinë kombëtare, duke shpallur vendimin për të ndërtuar një mur në kufirin mes SHBA-së dhe Meksikës.

"Ditë e madhe planifikohet për sigurinë kombëtare. Në mesin e shumë gjërave të tjera, ne do të ndërtojmë muret e sigurise", shkruajti Trump në Tëitter.

Ndërtimi i një muri rreth 2000-milje përgjatë kufirit meksikan ishte një nga propozimet e tij kryesore gjatë fushatës zgjedhore presidenciale. 

Urdhërat e tjera  mesa duket do  të përfshijnë "verifikimin ekstrem" të personave që vijnë nga shtatë vende kryesisht myslimane në Lindjen e Mesme dhe Afrikë.

 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

Tirana ndez festën bardheblu, Partizani dorëzohet në derbi! Spektakël, shtylla dhe 4 gola në kryeqytet

Kryeqyteti vishet sërish bardheblu! Tirana triumfon 3-1 ndaj Partizanit në një derbi të mbushur me emocione, raste të shumta dhe episode që mbajtën të lartë tensionin deri në minutat e fundit. Bardheblutë arritën të imponoheshin në një përballje ku të dyja skuadrat patën momentet e tyre, por në fund ishin vendasit që goditën në çastet vendimtare dhe siguruan fitoren.

20:51

PAPARAZZI