Flash

A do të kandidojë Hillary Clinton përsëri për presidente të Amerikës? 

Lapsi.al 25 January 2017
A do të kandidojë Hillary Clinton përsëri për

Kandidatja humbëse në zgjedhjet për president të Amerikës, Hillary Clinton, duket se e ka të vështirë të pranojë humbjen dhe dëshiron të luftojë përsëri për këtë post.

Sipas burimeve të Daily Mail, gjatë një takimi me miqtë e saj në shtëpinë në Uashington, ish-zonja e parë amerikane u shpreh me vendosmëri për një rikthim në luftën për postin e presidentes së Amerikës.

“Unë do të rikthehem”, citohet të ketë thënë Clinton duke ngritur gotën e verës për dolli.

Nëse Clinton vendos të sfidojë përsëri rivalët e partive tjera për postin e presidentit, në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2020, ajo do të ishte në moshën 73 vjeçare.

 

Të këshilluara

Trump: "Ditë e madhe fillon ngritja e murit"

Donald Trump nuk ndalet. Pasi ka firmosur zhbërjen e reformës shëndetësore të Obamës, pasi ka nënshkruar daljen e SHBA nga marrëveshja e tregtisë së lirë, pasi ...

09:05

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

Tirana ndez festën bardheblu, Partizani dorëzohet në derbi! Spektakël, shtylla dhe 4 gola në kryeqytet

Kryeqyteti vishet sërish bardheblu! Tirana triumfon 3-1 ndaj Partizanit në një derbi të mbushur me emocione, raste të shumta dhe episode që mbajtën të lartë tensionin deri në minutat e fundit. Bardheblutë arritën të imponoheshin në një përballje ku të dyja skuadrat patën momentet e tyre, por në fund ishin vendasit që goditën në çastet vendimtare dhe siguruan fitoren.

20:51

PAPARAZZI