Flash

Dialogu na çon në Serbi, jo në Evropë

Lapsi.al 24 January 2017
Dialogu na çon në Serbi, jo në Evropë

1.

Është ditë “dialogu” dhe s’kam si të mos pyes publikisht për një mister, prej më të mëdhenjëve që Kosova përfitoi (lexo: humbi) falë dialogut.

Me 26 Dhjetor të vitit 2011 Prishtina dhe Beogradi në Bruksel nënshkruan një marrëveshje për „lëvizjen e lirë“ të qytetarëve të të dy vendeve. Kjo parashikonte që shtetasit e Kosovës të mund të futeshin në Serbi me letërnjoftime të Kosovës kurse serbët të vazhdonin të hynin po në Kosovë me letërnjoftime. U festua si sukses. Në Bruksel. Prishtinë e Beograd. Secila kryeqyendër për qejfin dhe sidomos gjuhën e saj.

Dhe pastaj filluan zig-zaget që zgjatën me javë, muaj dhe vite të tëra. Aq sa dalngadalë por sigurtë shtetasit e Kosovës guxonin të mësyenin kufirin serb për të vajtur tek mjekët dhe tregtarët tek furnizuesit. Anasjelltas, serbët nisën me të madhe të futen në Kosovë për të parë të afërmit e tyre.

Këtu përfundoi çdo gjë.

Menduam të gjithë.

Deri në vjeshtën dhe dimrin e vitit 2014 dhe sidomos fillimvitin 2015 kur në pah doli prapaskena e kësaj marrëveshjeje. (Për këtë më vonë).

2.

Në Tavolinën e bisedime ku ishin ulur Hashim Thaçi e Enver Hoxhaj, në një restorant të Prishtinës, i dërguari i Këshilltarit të Kancelares Merkel, Christoph Heußgenit, Andreas Schockenhoff (1957-2014),  në verën e vitit 2014 e siguronte Hashimin e Enverin: vizat, vizat do të jenë çështje që menjëherë posa ta formoni qeverinë me LDK-në do ta kryejmë. Në dimër më së largu pranverën e vitit që vjen (2015).

Këto fjalë, këto premtime ua bëri tashmë i ndjeri Schocknhoff edhe Isa Mustafës, Lutfi Hazirit e Agim Veliut. Në një restorant tjetër.

Qeveria PDK-LDK u bë. Isa kryeministër. Hashimi zëvendës i tij. PDK-LDK. Schocknhoff vdiq. Ajo që s’u mendua të bëhej kurrë dhe ajo që para së gjithash u premtua sidomos nga Isa në njërën anë e Luta në anën tjetër- u realizua.

Pastaj dihet çfarë ngjau.

Paralelisht me Qeverinë nisi rrjedhja e madhe e popullësisë së Kosovës.

Edhe sot e kësaj dite do të mbetet një prej mistereve më të mëdha të pasluftës sesi u bë që në një hark kohor prej gjashtë mujash (Nëntor 2014/Prill 2015) vendin ta lëshojnë më shumë se 70.000 qytetarë të vendit.

Nga stacioni i Autobusëve të Prishtinës përmes Beorgadit dhe drejt në Suboticë. Me letërnjoftime. Pastaj aty me këmbë e kontrabandues në Hungari dhe prej atje në Gjermani. (Ju kujtohen fotot e famshme?).  Pasojat e këtij egzodi paqësor ky vend i paguan edhe sot e kësaj dite. Ose thënë edhe më shkurt: sidomos sot e kësaj dite. Sepse Gjermania, Franca e vende si këto që kanë zgjedhje këtë vit s’e kanë hallin aq tek Krimi i orgnizuar e Demarkcioni sa tema super e ndjeshme: refugjatët. Që, poqese janë nga Ballkani duhet futur në thonjëza. Sepse janë migrantë ekonomik. Por që kishin zgjedhur rrugën e gabuar (të azilit) për të kaluar në Gjermani e Austri e Francë. Për të ikur nga qeveritë e korruptuara. Për jetë më të mirë…

Deri më tashti, pos kontrabandistëve që nuk njihen as dihen, këtë meritë, Kosova e izoluar e ka nga dialogu dhe marrëveshja për “lirinë e lëvizjes”. Deri në Serbi.

Çdo gjë tjetër mbetet mister.

Përfshirë edhe aksionet e fundit të Serbisë dhe frytin e tyre të sërishëm me takimin në Bruksel të akterëve (pak a shumë të njejtë) të njejtë që patën nënshrkuar marrëveshjen e sipërpërmendur.

Nëse takimi Thaçi-Mustafa vs. Nikoliq-Vuçiq do ta ketë një bisht?

Natyrisht.

3.

Kosova e Serbia në dritën e reflektorëve të diplomacisë botërore kur Europa është frikësuar dhe Amerika është rikonfiguruar. Këtë e din dhe ndjen Vuçiqi më mirë sesa Thaçi i cili edhe ashtu ka halle tjera.

Krejt tjera prej qytetarëve të izoluar të Kosovës!

Falë “dialogut”. /Gazeta Blitz/

Të këshilluara

30 sekonda pa ‘Lali Erin’

Nga Artan Rama Është shqetësuese imtësia me të cilën televizionet kurojnë lajmet që vijnë prej Bashkisë së Tiranës dhe veçanërisht, kujdesi për kryetarin e s...

14:12

Na e shpifët me këto foto të blera!

Një mori fotosh të politikanëve shqiptarë që kanë shkuar si spektatorë në ceremoninë e betimit të presidentit Trump, kanë përmbytur këto ditë faqet e gazetave d...

14:48

Edhe një premtim i pambajtur i Ramës

Hapja këtë të hënë e Forumit Ekonomik Botëror në Davos, ku mblidhen, padronët, bankierët dhe përfaqësuesit politikë nga mbarë bota, shërbeu për t’i komunikuar r...

09:01

Kryeministër, jep dorëheqje!

Ka shumë pak njerëz në Kosovë që ta kenë përkrahur politikisht kryeministrin Isa Mustafa më shumë se unë.   Si për LDK, ashtu edhe për Qeveri.   Dis...

17:48

Mediat, a ishim më mirë kur ishte Berisha?

Zhurma e pazakontë që shkaktoi shkarkimi i dy gazetarëve prej mediave që prej vitesh zvarriten pas qeverive, përpos debatit të raportit mes pushtetit dhe fjalës...

16:14

A po i spastron Rama “mediat e kazanit”?

Lajmi për lëvizjet e drejtuesve të dy prej mediave tradicionale të vendit, ka hapur që prej të mërkurës një debat, sa të kotë, aq edhe larg së vërtetës, lidhur ...

19:06

LSI, një paketë kundër Ramës?

LSI ka bërë sot një sërë propozimesh për reformën zgjedhore që në pamje të parë duken sikur shkojnë ndesh me vullnetin e socialistëve dhe të Edi Ramës. Nëse mun...

16:43

Unë, një grua e lirë shqiptare në Berlin

Kur në ditët e para të tetorit 1994 zbrita nga avioni dhe vura këmbën në Berlin, me diplomën e Universitetit të Tiranës në xhep dhe me një ëndërr të çmendur për...

15:03

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI